KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sllovenia vendos masën e racionimit të karburantit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sllovenia vendos masën e racionimit të karburantit
AktualeAnalizeEkonomiFokusRajoniSociale

Sllovenia vendos masën e racionimit të karburantit

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 10:35 am
226 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sllovenia është bërë shteti i parë anëtar i BE-së që ka zbatuar racionimin e karburantit, për të përballuar krizën e shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së Iranit duke goditur fqinjët në Gjirin Persik – shumica prej tyre akterë kryesorë në tregjet globale të energjisë, raporton.

Shumë vende kanë përjetuar rritje të mëdha të çmimeve të derivateve.

Në Slloveni, kjo ka çuar në të ashtuquajturin “turizëm të karburantit”, pasi shoferët nga vendet fqinje, veçanërisht nga Austria,  kanë udhëtuar e mbushur veturat me karburant në Slloveni, për të përfituar nga çmimet më të lira.

Sipas masave të reja, drejtuesit privatë në Slloveni do të kufizohen në një blerje maksimale prej 50 litrash karburant në ditë. Bizneset dhe fermerët kanë një kufi më të lartë prej 200 litrash.

Disa shitës karburanti kanë vendosur tashmë masa të tyre. Kompania hungareze MOL, e cila operon stacione karburanti në të gjithë rajonin, ka vendosur një kufi prej 30 litrash.

“Më lejoni t’ju siguroj se ka mjaftueshëm karburant në Slloveni, depot janë plot dhe nuk do të ketë mungesë karburanti,” tha kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob gjatë fundjavës.
Sipas masave të reja të Qeverisë së tij, kufizimet në nivel kombëtar do të zbatohen nga vetë pikat e karburantit, me punonjësit që duhet të sigurojnë se klientët nuk furnizohen mbi sasinë e lejuar.

Qeveria gjithashtu po inkurajon shitësit e karburantit që të vendosin kufizime më të rrepta për drejtuesit e huaj.

Çmimi për një litër benzinë “Euro-super 95” në Austri po i afrohet 1.80 euro, ndërsa dizeli është afër 2 euro. Në Slloveni aktualisht është i kufizuar në maksimum 1.47 euro dhe 1.53 euro përkatësisht, megjithëse pritet të rriten çmimet të martën.

Për disa shoferë austriakë, diferenca e çmimeve është e mjaftueshme për të justifikuar një udhëtim përtej kufirit.

Politikani i ekstremit të djathtë austriak Herbert Kickl, lideri i Partisë së Lirisë, ka përdorur udhëtimet e tij për furnizim si propagandë politike, duke postuar një foto të një radhe automjetesh me targa austriake që prisnin për t’u furnizuar në një pikë karburanti në Slloveni.

“A nuk është kjo e trishtueshme”, pyeti ai. “që jetojmë në një vend ku është bërë e nevojshme për shumë njerëz të shkojnë jashtë që jeta të jetë më e lirë?”

Disa sllovenë i shohin vizitorët si bezdi, duke shkaktuar radhë dhe mungesa për vendasit. Të tjerë, megjithatë, janë më mikpritës – duke theksuar se një pjesë e mirë e “turistëve të karburantit” e kthejnë këtë në një ditë të plotë, duke ngrënë në restorante lokale dhe duke bërë blerje.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare
Artikulli tjetër Konviktet e studentëve me pllaka të thyera dhe pa ngrohje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.