KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun
AnalizeEkonomiKomentKorrupsionKryesoreZhvillim

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Përditësimi i fundit: 28 Shkurt, 2025 11:39 am
285 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleksi është konceptuar në formën e një fortese, e ngjyrosur e gjitha me një të kuqe të fortë. Kompania ndërtuese e resortit është Drymades Gallery, e zotëruar nga biznesmeni Spiro Bardhi, që ndryshe njihet me nofkën Ragami.

Dizajni si labirint mishëron një kështjellë bashkëkohore të vendosur në terrenin e thepisur të bregut të Jonit.

Struktura përbëhet nga pavione, apartamente dhe vila të ndërlidhura në një sërë sheshesh në lartësi të ndryshme. Shkallët, urat dhe vendkalimet kryqëzohen në të gjithë vendin, duke i dhënë resortit një karakter të ngjashëm me labirintin.

I lyer me një të kuqe të gjallë prej dheu, resorti me praninë e tij të ngjashme me fortesë është në kontrast me të gjelbërt dhe blunë përreth. Të ndërlidhura nga një rrjet shkallësh, urash dhe shtigjeve të jashtme, blloqet e ndryshme përfshijnë pishina, oborr spanjoll dhe pika vëzhgimi të veçuara.

Bregdeti i Jugut si laborator

Bregdeti i Jugut është shndërruar në një laborator, ku studiot e ndryshme arkitekturore të botës bëjnë eksperimentet e tyre. Në fakt ky është një nga bizneset më të mëdha të momentit në Shqipëri.

Të gjithë ndërtuesit që futen për leje detyrohen të kontraktojnë një studio arkitekturore nga jashtë për të marrë lejen e ndërtimit. Ky është një kusht i panegociueshëm i vendosur nga vet kryeministri, veçanërisht vitet e fundit. Dhe është biznes i madh sepse arkitektët e huaj janë duke marrë miliona euro në Shqipëri.

Bregdeti i Jugut u është besuar kryesisht studiove spanjolle.

Ndërtuesi

Leja për Red Sol është dhënë nga KKT në qershor të vitit të kaluar. Madje në atë mbledhje, në rendin e ditës ka qenë miratimi si i lejes së zhvillimit ashtu dhe i asaj të ndërtimit. Kompania ndërtuese Drymades Gallery është themeluar në fund të vitit 2022. Aksionet e saj zotërohen 100 për qind nga biznesmeni korçar Spiro Bardhi.

Bardhi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai zotëron një nga hotelet më të njohura në Korçë, In Galery. Por kjo nuk është arsyeja e vetme e famës së tij në publik.

Në të shkuarën Bardhi është sulmuar nga opozita si oligarku, i cil kontrollon ekonominë e Korçës. Sali Berisha e ka denoncuar atë publikisht si bosi famoz i Korçës, që qëndron mbi ligjin, i mbrojtur nga treshja famëzezë Rama, Peleshi, Blushi.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mnistria e Financave shtyn rivlerësimin e pronave, deri në vitin 2026
Artikulli tjetër ‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.