KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Stoku i pronave të papërdorura rritet, por ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Stoku i pronave të papërdorura rritet, por ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Stoku i pronave të papërdorura rritet, por ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 9:59 am
143 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbetet problem stoku i apartamenteve të papërdorura sipas agjentëve imobiliarë, ndërsa në treg çmimet e shitjes kanë tendencë rritëse.

Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e “Colliers International Albania” pohon se aktualisht në Tiranë ka një stok të madh të pronave që nuk janë në përdorim dhe pronësia më e madhe iu përket ndërtuesve. Dhami thotë se mbështetur nga të dhënat e ndërtuesve në Tiranë numri i pronave të papërdorura është mbi 40 mijë.

“Shumica i kanë ndërtuesit edhe ata blerës të cilët i kanë blerë për t’i pasur, por jo detyrimisht për t’i shfrytëzuar. Po ata mund t’i shfrytëzojnë nëse kanë interes ose t’i mbajnë për t’i shitur më vonë për të përfituar nga rritja e vlerës së pronës”, pohon ajo.

Për rrjedhojë Dhami rekomandon si nevojiten masa fiskale ndaj pronave bosh me qëllim përfshirjen e tyre treg dhe jo ndaj blerësve, siç pritet të ndodhë në Spanjë, me qëllim stabilizimin e çmimeve.

“Për sa i përket Shqipërisë, jemi shumë larg situatës me masa fiskale që pritet të ndodhë në Spanjë, sepse aktualisht kemi një stok të madh të pronave të cilat nuk janë në përdorim. Mendoj se këto prona mund të futeshin në treg nëse do të kishte një sistem të saktë për taksimin e tyre, në mënyrë që pronarët të jenë të incentivuar për t’i futur në treg. Aktualisht niveli i taksave për pronat ka qenë i ulët dhe nuk i ka ndikuar ndërtuesit (të cilët janë edhe ata që kanë në pronësi stokun më të madh të pronave) t’i fusin në treg dhe t’i bëjnë pjesë të tregut”.

Në Tiranë çmimet e shitjes sipas ndërtuesve pritet të rriten sërish. Në disa zona siç është ajo pranë Bulevardit të Ri të Tiranës ndërtuesit kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të paktën 15% nga janari 2025. Arsyet kryesore sipas tyre është shtim i kostos nga rritja e detyrimit të taksës së ndikimit në infrastruktura dhe pagesat në rritje të punëtorëve.

Ndërsa në hyrje të Komunës së Parisit në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2023 (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.

Periferia gjithashtu po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet. Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë çmimet janë 1,200 euro për metër katror. Në zonën Astir çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 euro për metër katror që ishte më parë çmimi i shitjes për projektet e reja në zhvillim.

Spanja me stok të limituar pronash

Për sa i përket politikës që pritet të ndërmarrë Spanjë për taksim 100% për blerësit e huaj, Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e “Colliers International Albania” e konsideron një masë fiskale që do të japë ndikim pasi stoku i pronave është i limituar dhe rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa e lartë e blerësve të huaj.

“Aplikimi i taksës 100% mbi pronat e blera nga shtetas jashtë BE-së është një politikë mbrojtëse ndaj tregut lokal dhe një mënyrë për të kontrolluar stokun dhe çmimet. Spanja ka vite që përballet me një fluks të lartë turistësh, pjesa dërrmuese është nga vendet jashtë BE-së.

Vetëm në 2023 Spanjën e vizituan 85 milionë turistë. Një pjesë e të cilëve kanë blerë edhe prona në këtë vend duke përfituar nga klima e ngrohtë. Rreth 15% të pronave në vit në Spanjë blihen nga të huajt, sidomos në qytetet bregdetare, si: Barcelonë, Valencia, Costa Del Sol, ishujt Baleare etj.

Listën e blerësve e  kryesojnë shtetasit angleze më 10%, të ndjekur nga gjermanët, francezët, belgët, italianët, holandezët etj. Sipas të dhënave në Spanjë, 1 nga 5 shtëpi të ndërtuara, sot shitet tek një shtetas i huaj.

Kjo do të thotë se Spanja po bëhet një vend jashtëzakonisht atraktiv për blerës të huaj. Por në të njëjtën kohë, ky trend blerjesh në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon tregun duke rritur presionin ndaj çmimeve sidomos në vende ku stoku i ndërtuar është i limituar.

Qytete si Barcelona, po përballen me të vërtetë me një krizë strehimi për rezidentët vendas, kjo jo vetëm si pasojë e blerjeve të pasurive të paluajtshme nga shtetas të huaj si rezidenca, por edhe nga përdorimi i këtyre pasurive, si stok hotelier nëpërmjet platformave si AirBnb ose Booking”.

Sipas Dhamit blerësit e huaj të cilët po tërheq Spanja janë kryesisht blerësit anglezë e pronave të shtrenjta, çka po sjell edhe rritjen e çmimeve.

“Nga një total prej 583,000 transaksionesh, 27,000 prona në Spanjë janë blerë nga anglezët dhe 87,000 nga shtetas të tjerë të huaj. Blerja e tyre më tepër bëhet për investim, duke rritur direkt qiratë për vendasit. Njoftimi nga ana e qeverisë për taksim 100% pati impakt të menjëhershëm, pasi shumë shtetas anglezë po shohin si mundësi blerje pronash në Qipro”.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Franca, e sëmura e Europës

Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

Një përbindësh betoni do ngrihet nga ortakët e familjes Dako, në Malin e Robit

Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zuckerberg: 2025-a një vit i madh për ripërcaktimin e marrëdhënieve me qeverinë
Artikulli tjetër InfoMigrants: E ardhmja e afganëve, ndërpriten financat për procedurat e lëvizjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Era që nuk ndalet më!
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.