KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Strategjia e turizmit: Kategorizim, tematizim dhe koncesione të mirëstrukturuara të plazheve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Strategjia e turizmit: Kategorizim, tematizim dhe koncesione të mirëstrukturuara të plazheve
AktualeAnalizeEkonomi

Strategjia e turizmit: Kategorizim, tematizim dhe koncesione të mirëstrukturuara të plazheve

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 10:02 am
128 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Menaxhimi problematik i plazheve gjatë verës që lamë që u kritikua gjerësisht duket se ka bërë që qeveria të ketë një qasje të re për këtë pikë duke tentuar disa nisma në strategjinë e re të turizmit 2024-2030. Në këtë kontekst dokumenti saktëson se së pari synohet që të bëhet klasifikim dhe tematizim i plazheve, së dyti menaxhimi të jetë më i gjerë duke kaluar në nivel rajonal dhe së treti sillen sërish në vëmmendje koncesionet.

Këta të fundit nuk sqarohen shumë në detaj se në cilin aspekt do të angazhohen, pra nëse do të përfshijën direkt edhe plazhet apo do të jenë në shërbime të tjera të lidhura me të si infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve apo shërbime mbështetëse turistike. Në një pikë të veçantë që lidhet me turizmin e diellit dhe plazhit strategjina analizon se së pari do të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i nevojave për të identifikuar sfidat dhe mundësitë aktuale në segmentin e turizmit të diellit dhe plazhit.

Së dyti angazhimi në klasifikimin dhe tematizimin e plazheve në nivel kombëtar dhe përshkallëzimi i këtyre proceseve në nivel rajonal dhe vendor përmes ORM-ve (Organizatave Rajonale të Menaxhimit) dhe OMD-ve (Organizatave të Menaxhimit të Destinacioneve).

“Këto organizata do të përdorin udhëzimet e tematizimit për planifikimin e detajuar dhe zbatimin operacional në zonat e tyre përkatëse. Tematizimi i plazheve synon kryesisht rritjen e vlerës së tregut të zonave të plazhit dhe rritjen e atraktivitetit të përgjithshëm të ofertave të destinacionit përkatës”, thuhet në dokument.

Së treti strategjia nënvizon se do të bëhet përcaktimi i kushteve minimale teknike që duhet të plotësojë çdo plazh, në varësi të tipologjisë dhe tematikës. Më tej qeveria nënvizon se do të vijohet me miratimin e një qasjeje planifikimi në nivel rajoni/klasteri dhe zbatimi i planeve strategjike të menaxhimit të plazheve, sipas rajoneve. Ky plan do të përshkruajë të gjitha nevojat për zhvillim në terma afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke u dhënë përparësi në përputhje me rrethanat;

“Përfshirja e rekomandimeve për përmirësimin e eksperiencës në plazh përmes investimeve të synuara, menaxhimit efektiv dhe koncesioneve të mirëstrukturuara. Fokusi duhet të jetë në përmirësimin e plazheve ekzistuese dhe në krijimin ose aktivizimin e plazheve të reja. Kjo kërkon zhvillim gjithëpërfshirës të infrastrukturës, duke përfshirë të rrugëve lidhëse, zonave të parkimit, shërbimeve, si dhe shërbimeve utilitare, për të mbështetur eksperiencën e përgjithshme turistike në plazh”’, thuhet në dokument.

Një tjetër pikë që sillet në vëmendje është ajo e vendosjes së ekuilibrit midis përdorimit të plazheve publike dhe atyre private për të siguruar një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë në favor të të gjitha grupeve të interesit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greva e vetmuar e ish-të përndjekurve politikë për dëmshpërblimet
Artikulli tjetër Bizneset kërkojnë bashkëpunim nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.