KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tranzicioni energjetik po ndryshon profesionet që do t’i duhen Ballkanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tranzicioni energjetik po ndryshon profesionet që do t’i duhen Ballkanit
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Tranzicioni energjetik po ndryshon profesionet që do t’i duhen Ballkanit

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 9:32 am
42 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Detyrimet e qiramarrësve të tokave bujqësore shtetërore ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural arritën në 775.1 milionë lekë në fund të vitit 2024, duke u rritur me 48.7 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Pjesa dërrmuese e shumës nuk lidhet me qiranë e papaguar, por me mosrealizimin e investimeve të marra përsipër dhe penalitetet, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se gjatë viteve 2023-2024 nuk ishin ndjekur procedurat shtrënguese për arkëtimin e këtyre detyrimeve.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit të KLSH-së në Ministrinë e Bujqësisë, në fund të vitit 2023 detyrimet e qiramarrësve ishin 726.3 milionë lekë, ndërsa më 31 dhjetor 2024 arritën në 775.1 milionë lekë, me një shtesë prej 48.7 milionë lekësh. KLSH e lidh rritjen edhe me një nivel më të lartë monitorimi gjatë vitit 2024, i cili ka nxjerrë në pah problematika dhe detyrime që lidhen kryesisht me mosrealizimin e investimeve dhe penalizimin e tyre.

Pesha më e madhe e detyrimeve vjen pikërisht nga investimet që qiramarrësit kishin marrë përsipër të kryenin. Në fund të vitit 2024, 570.9 milionë lekë ishin gjoba për mosrealizim investimi ose ndryshim kulture, nga 556.1 milionë lekë një vit më parë. Penalitetet arritën në 175.4 milionë lekë, kundrejt 143.3 milionë lekëve në 2023, ndërsa detyrimet për qiranë vjetore u rritën nga 26.9 milionë lekë në 28.7 milionë lekë.

Përqendrimi i detyrimeve është gjithashtu i lartë. Sipas auditimit, vetëm 7 subjekte qiramarrëse përbëjnë 85% të totalit të detyrimeve, ndërsa po këto subjekte përfaqësojnë 92% të rritjes së detyrimeve në vitin 2024 krahasuar me 2023.

Megjithatë, KLSH-ja konstaton se arkëtimi nuk është ndjekur me mekanizmat ligjorë në dispozicion. Në disa raste Ministria kishte proceduar me ndërprerjen dhe zgjidhjen e kontratave pas njoftimeve të përsëritura, por për periudhën 2023-2024 nuk rezultonin procedura për arkëtimin e detyrimeve përmes Gjykatës Administrative, urdhrit të ekzekutimit, ekzekutimit vullnetar apo zyrave përmbarimore.

Problematika shkon përtej detyrimeve financiare. Nga 54 kontrata qiraje të lidhura në total, KLSH konstatoi se në vitin 2023, 18 kontrata nuk kishin realizuar investimet sipas kushteve të përcaktuara, ndërsa në vitin 2024 numri ishte 14 kontrata. Auditimi gjeti gjithashtu se 18 subjekte nuk kishin paraqitur informacion dhe dokumentacion për realizimin e investimeve; mes tyre kishte kontrata të zgjidhura, subjekte në procese gjyqësore, një rast falimenti dhe raste kur prona nuk ishte marrë në dorëzim.

Në anën tjetër, të ardhurat nga qiraja nuk janë realizuar plotësisht as për detyrimin bazë. Në vitin 2023, 9 qiramarrës nuk kishin paguar qira në vlerën rreth 7.1 milionë lekë, ndërsa në vitin 2024 ishin 5 qiramarrës, me rreth 2.8 milionë lekë qira të papaguar. Raporti evidenton se në mosrealizimin e kontratave kanë ndikuar edhe zgjidhja e tyre dhe probleme me pronësinë e tokave.

Ministria administron gjithsej 19,033.95 hektarë tokë bujqësore shtetërore, por vetëm 3,136.6 hektarë, ose 17%, rezultojnë të dhëna me qira. Pjesa tjetër, 15,897.35 hektarë, ose 83%, rezulton tokë e lirë.

Për detyrimet e krijuara, KLSH i ka rekomanduar Ministrisë së Bujqësisë përgatitjen e dokumentacionit për secilin qiramarrës debitor dhe marrjen e masave shtrënguese, përfshirë kërkesat në Gjykatën Administrative për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit dhe ndjekjen e detyrimeve përmes shërbimit përmbarimor.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fie përfundon në fund të 2027-ës
Artikulli tjetër Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.