KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta për 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta për 2024-ën
AnalizeEkonomiSociale

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta për 2024-ën

Përditësimi i fundit: 25 Tetor, 2024 8:48 am
128 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve për 9-mujorin 2024 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 18.3 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 7.4%. Një vit më parë, në fund të 9-mujorit rritja kishte qenë afërsisht 9.9%.

Vlerësohet se pjesërisht ngadalësimi i tregut i detyrohet efektit të kursit të këmbimit dhe faktit që një pjesë e konsiderueshme e produkteve të sigurimit shiten në euro. Sipas AMF-së, në gjysmën e parë të vitit pesha e primeve të shkruara bruto në euro kundrejt totalit u rrit në 33.2%, nga 31.2% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Euro ka vijuar të zhvlerësohet këtë vit në kursin e këmbimit me lekun dhe aktualisht rënia vjetore e kursit ka arritur pranë nivelit të 7%.

Rritja e tregut të sigurimeve është më e ngadaltë në segmentin e tij më të madh, atë të sigurimeve të jo-jetës. Primet e shkruara bruto për 9-mujorin 2024 arritën vlerën e 16.8 miliardë lekëe, në rritje me 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimeve të jo-jetës vazhdon të mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme motorike. Këto produkte sollën afërsisht 66% të primeve të shkruara bruto për 9-mujorin 2024. Primet e shkruara bruto u rritën me afërsisht 8%, të mbështetura kryesisht nga sigurimi i brendshëm TPL.

Rritja të lartë këtë vit po shfaqin produkte të veçanta të sigurimit vullnetar, kryesisht sigurimi Kasko i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me pothuajse 22% krahasuar me një vit më parë, të mbështetura sidomos nga zgjerimi i biznesit të makinave me qira.

Rritje të lartë po shënojnë edhe sigurimi i përgjgjësive civile të avionëve dhe anijeve, por pesha e tyre është e papërfillshme në raport me volumin total të tregut.

Ndërsa sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, që është edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, edhe këtë vit po shënon një rritje modeste. Siaps shifrave të AMF-së, primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, me një rritje prej 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimi të jetës edhe këtë vit po shfaq një rritje pak më të lartë krahasuar me atë të jo-jetës. Për 9-mujorin, primet e shkruara bruto u rritën me 9.2% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt siguron 77% të numrit të përgjithshëm të kontratave dhe më shumë se 80% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha.

Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Rritja e kontratave të sigurimit të jetës së debitorit është në mënyrë të tërthortë edhe i financimeve të bankave për kredi hipotekare dhe i nivelit të kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë
Artikulli tjetër “Washington Post”: Gjykata lë në burg Metën, akuzat mund t’i sjellin 12 vjet burg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.