KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trepça në krizë të thellë financiare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Trepça në krizë të thellë financiare
EkonomiKryesoreRajoniSociale

Trepça në krizë të thellë financiare

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2024 8:48 am
197 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndërmarrja “Trepça” është duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare. Tash e dy muaj minatorët nuk i kanë marrë pagat. Sindikata ka thënë se Qeveria nuk ka aspak interesim për fatin e minierës dhe minatorëve.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.

Në reagim thuhet se qeveria nuk ka aspak interesim për fatin e minierës dhe minatorëve.

“Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagën e muajit qershor. Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepça SH.A., janë vetëm fjalë boshe dhe asgjë tjetër”.

Më tej, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës thotë se “një qasje e tillë refuzuese ndaj ndërmarrjes Trepca Sh.A dhe minatorëve, duke i lënë të njëjtit buzë humnerës dhe duke ia pamundësuar ekzekutimin e pagave gati për dy muaj nën këto kushte të rënda financiare të minatorëve përben shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të menjëhershme”.

“Ta dini se një qasje e tillë ndaj minierës Trepça Sh.A dhe minatorëve të saj nga qeveria dhe ministria e saj paraqet rrezik serioz që të gjithë minatorët të gjejnë zgjidhje tjera apo edhe të migrojnë jashtë vendit. Fatkeqësisht ndoshta ky edhe është qëllimi dhe dëshira e disave”, vijon reagimi i tyre.

Sindikata ka bërë thirrje për reflektim.

“Jeni duke i përbuzur minierën dhe minatorët, një ditë do i kërkoni! Reflektoni dhe ekzekutoni pagat”.

Ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se nga 14 qershori 2024 është ndërprerë procesi i punës në minierën e Stantërgut.

Shala në një postim në Facebook shkruan se është e habitshme dhe e pashpjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës.

E habitshme dhe e pashpjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjithshme për sigurinë në minierë”.

Për shkakun e mosekzekutimit apo të vonesës së pagave, minatorët patën hyrë në grevë për disa ditë edhe gjatë qershorit dhe prillit të sivjetmë. E në tetorin e vitit të shkuar ata edhe u patën mbyllur për dhjetë ditë radhazi në horizontet e Trepçës.

Greva e vitit të shkuar është ndaluar pas një marrëveshjeje të arritur me disa deputetë të partisë në pushtet, në të cilën parashihej që pagat e minatorëve të mos vonoheshin më shumë se më datën 10 të çdo muaji.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Nga Beogradi në Manastir/ Si u bë “Alta” Bank, betejë shqiptare

Bujqësia shqiptare në krizë strukturore, bie prodhimi blegtoral, rritet varësia nga importet

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

Çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe

Autogoli i Sara Milas/ Kallëzimi i drejtorit që rekrutoi për vota në Gjocaj, i zbuloi skemën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova me rreth 2 milionë përdorues të telefonisë celulare
Artikulli tjetër Numri i kartave të kreditit u rrit, dy banka kanë mbi 70% të tregut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banka e Shqipërisë: Tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë
Aktuale Analize Finance Koment Kryesore Politike 12 Nëntor, 2026
Serbia ka hallin e kundërt të Shqipërisë/ Banka Qendrore rrit normën e interesit
Aktuale Analize Finance Fokus Rajoni Sociale 12 Nëntor, 2026
A është “Rilindja” e piktorit, dega shqiptare e “Botës Serbe”?
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 12 Nëntor, 2026
Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 milion dollarë borxhe
Aktuale Analize Ekonomi Korrupsion Kryesore Sociale 12 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.