KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane
AktualeAnalizeBotaEkonomi

Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Përditësimi i fundit: 15 Mars, 2025 9:01 pm
84 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave prej 200% për verën, shampanjën dhe pijet e tjera që prodhohen në bllokun me 27 vende anëtare, pasi BE-ja vendosi një tarifë prej 50% ndaj uiskit amerikan.

Presidenti Trump u shpreh në një postim në median sociale Truth Social se BE-ja është “një ndër autoritetet më armiqësore dhe më abuzive të vendosjes së tarifave dhe taksave në Botë”. Ai tha se BE-ja u formua në vitin 1993 “për qëllimin e vetëm të shfrytëzimit të Shteteve të Bashkuara” nga pikëpamja ekonomike.

Më vonë, i pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse mund të tërhiqej nga kërcënimet për tarifa ndaj aleatëve gjeopolitikë të Amerikës, Presidenti Trump tha se “na kanë shfrytëzuar prej vitesh, dhe nuk do të na shfrytëzojnë më. Jo, nuk do të tërhiqem aspak – për aluminin, apo çelikun, apo makinat”.

Gjatë muajit të fundit, Presidenti Trump është angazhuar në një luftë tarifash me partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara – Meksikën, Kanadanë, Kinën dhe BE-në – në përpjekje për të ndalur, siç thotë ai, fluksin e drogave, në veçanti të fentanilit, drejt Shteteve të Bashkuara nga Meksika dhe Kanadaja, dhe për t’i detyruar kompanitë të mbyllin operacionet e tyre jashtë vendit dhe për t’i zhvendosur ato në Shtetet e Bashkuara duke krijuar më shumë vende pune për amerikanët.

Të mërkurën, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj eksporteve të çelikut dhe aluminit drejt Shteteve të Bashkuara nga 35 vende, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.

Evropa u kundërpërgjigj me shpejtësi duke vendosur tarifa ndaj eksporteve amerikane me vlerë 28 miliardë dollarë drejt vendeve me marrëdhënie të afërta të hershme me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja vendosi tarifa të reja për rreth 20.7 miliardë dollarë mallra amerikane.

Kanadaja kërkoi gjithashtu mbajtjen e konsultimeve në Organizatën Botërore të Tregtisë me Shtetet e Bashkuara, në lidhje me vendosjen e tarifa të importit ndaj produkteve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, njoftoi OBT-ja të enjten.

Masat e reja të BE-së do të zbatohen jo vetëm për produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe për tekstilet, pajisjet shtëpiake dhe produktet bujqësore. Pasojat pritet të ndihen edhe për motoçikletat, uiskin, gjalpin e kikirikut, apo veshjet xhinse, siç u ndien gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump në vitet 2017-2021.

Tarifat e BE-së synojnë të ushtrojnë trysni politike ndaj Shteteve të Bashkuara, duke minimizuar ndërkohë dëmin për Evropën. Zyrtarët evropianë thonë se tarifat, të cilat paguhen nga kompanitë dhe më pas pasojat u kalohen konsumatorëve, synojnë të godasin produkte nga shtete të dominuara nga republikanët, si mishi i viçit dhe i pulës nga Kansasi dhe Nebraska, produktet e drurit nga Alabama dhe Xhorxhia, si dhe pijet alkoolike nga Kentucky dhe Tennessee.

Prodhuesit e pijeve alkoolike po vuajnë pasojat e mosmarrëveshjeve për çelikun dhe aluminin.

Chris Swonger, drejtues i Këshillit të Pijeve të Distiluara të Shteteve të Bashkuara, e quajti vendimin e BE-së për tarifa ndaj pijeve amerikane “thellësisht zhgënjyes dhe do të dëmtojë rëndë përpjekjet e suksesshme për të rikthyer eksportet amerikane në vendet e BE-së”.

BE-ja është një destinacion kryesor për uiskin amerikan, me eksportet që janë rritur me 60% gjatë tre viteve të fundit, pasi u pezulluan disa tarifa të vendosura më parë.

Zoti Swonger tha në një deklaratë se “sektori i pijeve SHBA-BE është një model për tregtinë e drejtë dhe reciproke, me tarifa zero që nga viti 1997”. Ai bëri thirrje për dhënien fund të luftës së tarifave ndaj pijeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke shtuar se “Dëshirojmë dolli dhe jo tarifa”.

Njoftimet për tarifa kanë shkaktuar një shitje masive të aksioneve në bursë dhe çmimet në tre bursat kryesore amerikane kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Bursa S&P 500 u mbyll të enjten me rënie të mëtejshme prej 10% nga niveli më i ulët rekord i arritur muajin e kaluar.

Por, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha kanalit televiziv CNBC se nuk ishte i shqetësuar.

“Jemi të fokusuar tek ekonomia e vërtetë”, tha ai. “Nuk jam i shqetësuar për pak luhatje për tre javë. Nuk mund t’ju them që tregu do të rritet sot, nesër, apo javën e ardhshme”.

Ai i hodhi poshtë shqetësimet për kërcënimin e Presidentit Trump për t’u vendosur tarifa më të larta pijeve evropiane.

“Një apo dy artikuj me një bllok tregtar – nuk jam i sigurtë se kjo është një diçka e madhe për tregjet”, tha ai.

Presidenti Trump u shpreh në postimin e tij në median sociale se nëse Evropa zbaton tarifën prej 50% ndaj uiskit të distiluar në Amerikë, ai do të vendosë tarifa prej 200% ndaj “të gjitha produkteve të verës, shampanjës dhe pijeve alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e BE-së. Kjo do të jetë gjë shumë e mirë për bizneset e verës dhe shampanjës në Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti Trump kritikoi edhe gazetën The Wall Street Journal, botimi kryesor në vend për tematikat e biznesit, që refuzoi të mbështesë planet e tij për tarifa. Në një editorial të kësaj gazete këtë javë thuhej se “shumica e amerikanëve e kuptojnë se tarifat janë një taksë ndaj konsumatorëve dhe bizneseve”.

Presidenti amerikan tha se gazeta “nuk ia ka idenë se çfarë po bëjnë apo çfarë po thonë. Ata janë në pronësi të rrjedhës së ndotur të mendimit të Bashkimit Evropian”. Ai tha se “mendimi (i gazetës) është i vjetëruar dhe i dobët, dhe shumë i keq për Shtetet e Bashkuara”.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Putin: Dakord në parim me propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë
Artikulli tjetër Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.