KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Turizmi” i naftës, i ushqimeve dhe i ilaçeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Turizmi” i naftës, i ushqimeve dhe i ilaçeve
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

“Turizmi” i naftës, i ushqimeve dhe i ilaçeve

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 10:33 am
193 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është sot një histori suksesi, të paktën në letër. Rekorde turistësh, rritje të net-qëndrimeve, aeroport që shpërthen nga fluksi dhe një industri që, sipas shifrave, po e çon ekonominë përpara. Në çdo dalje publike, turizmi përmendet si motori i rritjes dhe si dëshmi se vendi më në fund “po funksionon”.

Vetëm se ka një detaj të vogël që nuk hyn në këto statistika: shqiptarët.

Sepse ndërsa turistët vijnë, shqiptarët po ikin, jo për pushime, por për të mbushur makinën me naftë dhe çantat me ushqime. Sipas të dhënave, vetëm nga karburanti, nga Shqipëria po dalin rreth 1 milion euro në ditë drejt vendeve fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit. Një “turizëm” i ri, ditor, pa bagazh dhe pa rezervime, por me një qëllim shumë të qartë: të gjejë një çmim më të arsyeshëm.

Dhe nuk është vetëm nafta. Ushqimet janë bërë një tjetër arsye për të kaluar kufirin. Shqipëria tashmë ka çmime ushqimore në nivele mesatare të BE-së, ndërkohë që të ardhurat janë larg atyre standardeve, duke u renditur ndër të fundit në Europë. Kjo ka krijuar një fenomen të ri: pazari jashtë vendit.

Autobusë nga Tirana drejt Prishtinës për të mbushur çantat në qendra tregtare, familje që përfitojnë nga Rruga e Arbrit për të bërë pazarin në Maqedoninë e Veriut, makina drejt Selanikut që blejnë detergjentë, vaj ulliri, bulmetra, apo qytetarë të Pogradecit që prej vitesh e kanë kthyer Ohrin në “supermarketin” e tyre, madje edhe në qendrën e tyre shëndetësore.

Edhe veshjet po ndjekin të njëjtën logjikë, madje dhe barnat. Një pjesë e shtresës së mesme që niset për pazar në Itali apo në ndonjë vend tjetër, kur ka zbritje, e përdor këtë udhëtim edhe për të blerë medikamente, që janë më të lira dhe më me cilësi, apo dhe për medikamente të specializuara për sëmundje të rënda, që i blejnë deri në Angli e në Gjermani.

Kjo nuk është një zgjedhje, por një mekanizëm i detyruar rregullues i konsumatorit përballë një tregu jokonkurrues. Është reflektimi i një strukture çmimesh që favorizon mbledhjen e të ardhurave në afat të shkurtër, por që në afat të gjatë dëmton vetë bazën e ekonomisë.

Sepse çdo litër karburant i blerë jashtë, çdo qese ushqimesh e marrë në një vend fqinj, është konsum i humbur për ekonominë shqiptare, është TVSH e humbur, është qarkullim që nuk hyn në bizneset vendase.

Pasojat kanë nisur të duken. Në vitin 2025, konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7%, niveli më i ulët që nga pandemia. Një sinjal i qartë që diçka nuk po funksionon. Ndërkohë, rritja ekonomike u mbështet kryesisht tek administrata publike dhe taksat neto, që u rritën përkatësisht me 14.3% dhe 8.1%.

Kjo është një rritje, që nuk buron nga dinamika e tregut apo nga rritja reale e mirëqenies, por nga zgjerimi i rolit të shtetit në ekonomi.

Në afat të gjatë, kjo lloj rritjeje është e brishtë. Një ekonomi që mbështetet më shumë te taksat dhe shpenzimet publike sesa te konsumi dhe aktiviteti privat, rrezikon të humbasë qëndrueshmërinë.

Dhe paradoksi bëhet edhe më i dukshëm kur sheh se, pavarësisht bumit të turizmit, sektori i “tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor” u rrit vetëm 2.3% në vitin 2025. Pra, turistët janë aty, por efekti në ekonomi është më i zbehtë nga sa pritej.

Ndërkohë, shqiptarët vazhdojnë “turizmin” e tyre të përditshëm, një turizëm pa foto dhe pa reklama, por me ndikim real në ekonomi. Një turizëm që tregon se problemi nuk është mungesa e kërkesës, por mungesa e një tregu që e përthith atë.

Në fund, mbetet një pyetje e thjeshtë: pse gjithmonë gjenden mekanizma që i shtyjnë shqiptarët të largohen, qoftë në emigrim, apo në këtë versionin e ri të “turizmit 24-orësh” për konsum?

Dhe për ta mbyllur me të njëjtin entuziazëm që kemi për statistikat: imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse “Ballkani i Hapur” do të ishte bërë realitet i plotë. Në teori, “Ballkani i Hapur” do të thotë më shumë integrim, më shumë lëvizje, më shumë tregti.

Në praktikë, për një ekonomi si Shqipëria, me çmime më të larta dhe konkurrencë më të dobët, do të përshpejtonte pikërisht këtë fenomen që tashmë ka nisur: zhvendosjen e konsumit jashtë vendit.

Pa barriera dhe me lëvizje edhe më të lehtë, “turizmi” i naftës, ushqimeve dhe mallrave të tjera do të kthehej në normë. Diferencat e çmimeve do të përktheheshin drejtpërdrejt në dalje më të madhe të parave nga ekonomia vendase, duke goditur prodhimin, tregtinë dhe të ardhurat fiskale.

Në vend që të tërhiqte konsum nga rajoni, Shqipëria rrezikon të bëhej një ekonomi tranziti, ku qytetarët kalojnë kufirin për të shpenzuar, jo për të prodhuar apo për të investuar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush po e kërcënon Endri Meksin?
Artikulli tjetër Të sfidosh kufijtë e pleqërisë me art, peshkim apo projekte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.