KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi zhgënjen pritshmërinë e qeverisë për 14 milionë vizitorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi zhgënjen pritshmërinë e qeverisë për 14 milionë vizitorë
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Turizmi zhgënjen pritshmërinë e qeverisë për 14 milionë vizitorë

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2025 12:26 pm
94 Shikime
Share
6 Min. Leximi
Pajisje per te kontrolluar pasaportat ne katin e dyte te Aeroportit "Nene Tereza" ne Rinas, te inaguara ne diten kur u lajmerua operimi i kompanise ajorore te fluturimeve lowcost, Ryanair nga ky aeroport. Kjo kompani do te shtoje 18 destinacione te reja per udhetaret nga Shqiperia. /r/n/r/nEquipment for checking passports on the second floor of the "Mother Teresa" Airport in Rinas, installed on the day when the operation of the low-cost airline Ryanair from this airport was announced. This company will add 18 new destinations for travelers from Albania.
SHARE

Numri i udhëtarëve që kaluan kufirin shqiptar duke përdorur pasaportën e një shteti tjetër arriti në gati 11.7 milionë vetë gjatë vitit 2024, me një rritje në masën 15% përkundrejt vitit 2023 por gjithsesi mbi 2.3 milionë më pak se sa shpresa e deklaruar më herët e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për “14 milionë turistë”.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten sugjerojnë se viti 2024 nisi me rritje të konsiderueshme prej 30 apo 50% në krahasim me vitin e mëparshëm por ritmi i rritjes u ngadalësua nga muaji korrik e më pas.

Shqipëria përjetoi një bum të pazakontë në numrin e udhëtimeve në periudhën menjëherë pas pandemisë së vitit 2020. Numri i udhëtarëve ishte 6.4 milionë më 2019, pra para pandemisë dhe u rrit në 7.5 milionë në vitin 2022 dhe 10.2 milionë në vitin 2023.

Numri i udhëtarëve me gjasa është rritur kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta të fluturimeve ajrore të ofruara nga kompanitë me kosto të ulët gjatë viteve të fundit për herë të parë në histori. Një faktor tjetër duket se ka të bëjë me sjelljen konsumatore të periudhës së pas pandemisë, kur një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të botës zgjodhën të shpenzojnë për udhëtime në vend që të kursejnë apo të shpenzojnë për gjëra të tjera dhe ku vendet me kosto të ulët patën rritje më të madhe të turistëve me kosto të ulët.

Mbi 95% e udhëtarëve drejt Shqipërisë janë nga Evropa ndërsa 72% janë nga grupi i vendeve të etiketuara si “Evropa jugore”, ku përfshihen vendet e rajonit. Pothuajse 4 nga çdo dhjetë vizitorë “të huaj” janë nga Kosova dhe 7.6% janë nga Maqedonia e Veriut.

Jo të gjithë udhëtarët janë turistë në kuptimin konvencional të fjalës dhe jo të gjithë ata që vijnë me pasaportë të huaj janë “të huaj”. Rreth 1.25 milionë prej udhëtarëve të huaj kanë ardhur nga Italia. Një pjesë e tyre padyshim që janë italianë por mes tyre ka shumë që janë shqiptarë me pasaportë italiane. Po kështu, 733 mijë vetë vijnë nga Greqia e 760 mijë vijnë nga Mali i Zi. Ka gjasa që një pjesë e udhëtarëve nga Kosova dhe nga Mali i Zi kanë hyrë në Shqipëri tranzit për të fluturuar nga Rinasi në vende të tjera.

Disa vende nga ku udhëtarët janë me të vërtetë turistë, si Çekia, Serbia, Rumania e Polonia, vende me gjendje ekonomike jo aq të mirë sa Evropa Perëndimore, udhëtarët e të cilës kërkojnë opsione më ekonomike, shënuan rritje të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar duke treguar potencialin në rritje të sektorit të turizmit në segmentin e turizmit ekonomik.

Numri i udhëtarëve nga Polonia u rrit me 35% në 315 mijë vetë ndërsa udhëtarët nga Çekia u rritën me 58% duke arritur në 111 mijë vetë. Udhëtarët nga Rumania ishin 92 mijë vetë, me rritje 37% .

Rritja më e ngadaltë ishte në fakt nga vizitorët nga Kosova. Kosovarët vizituan Shqipërinë 4.4 milionë herë gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 0.7% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo shifër është sakaq 3.8 herë popullsia rezidente në Kosovë, gjë që sugjeron se do të jetë vështirë që të rritet edhe më tej. Vitin e kaluar kosovarët patën gjithashtu për herë të parë mundësinë që të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, gjë që supozohet ka shtyrë një pjesë të vizitorëve tradicionalë të bregdetit shqiptar të eksplorojnë vende të tjera si Greqia.

Turizmi është bërë kalë beteje e qeverisë, e cila sugjeron se rritja e numrit të udhëtarëve përbën tregues të rritjes së përgjithshme ekonomike të vendit. Statistikat e strukturës së ekonomisë shqiptare sugjerojnë një realitet jo kaq optimist. Sipas të dhënave të vitit 2023, të dhënat e fundit të disponueshme, shërbimet e restoranteve dhe të hotelerisë zunë vetëm 3.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ritmi i rritjes së këtij viti ka gjasa të jetë gjithashtu i përmbajtur nëse shohim se parashikimi për rritjen ekonomike në kontinentin Evropian sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është vetëm 1%.

Rritja e turizmit në Shqipëri gjatë vitit 2023 dhe në gjysmën e parë të vitit 2024 shkaktoi një rritje të paarsyeshme të çmimeve të shërbimeve si dhe shumë ankesa nga konsumatorët. Në gusht, duke iu përgjigjur rënies së ritmeve të rritjes, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi po përballej me një komplot kundër turizmit dhe se ankesat konsumatore për çmimet e larta ishin “fushatë dizinformimi”. Ai nuk ofroi prova për këtë pretendim. Të njëjtin pretendim ngriti edhe Erjon Braçe, deputet socialist i cili aktualisht drejton një komision parlamentar që ka për detyrë të luftojë ndërhyrjet e huaja dhe dizinformimin. As Braçe nuk ofroi prova konkrete për çfarë tha.

Çmimet e larta në bregdetin shqiptar por edhe çmimet e ulëta të fluturimeve ajrore duket se shtynë edhe shumë shqiptarë që të kërkojnë opsione pushimi apo udhëtimi jashtë. Vitin e kaluar u numëruan 7.9 milionë udhëtime të shqiptarëve jashtë vendit, me një rritje 15.2%.

Statistikat mbi udhëtimet japin numrin e kalimit të udhëtimit por jo numrin e udhëtarëve. Nëse një qytetar kalon kufirin, fjala vjen, dhjetë herë, ai numërohet si dhjetë udhëtarë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Diskutohet rikthimi i shërbimit të detyruar ushtarak në Shqipëri
Artikulli tjetër Shqetësimet e reja: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë artistët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.