KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendet baltike lidhen me rrjetin energjitik evropian pas shkëputjes nga ai rus
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Vendet baltike lidhen me rrjetin energjitik evropian pas shkëputjes nga ai rus
BotaEkonomiZhvillim

Vendet baltike lidhen me rrjetin energjitik evropian pas shkëputjes nga ai rus

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 9:16 am
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të dielën se kishin sinkronizuar me sukses sistemet e tyre të energjisë elektrike me rrjetin energjetik kontinental evropian, një ditë pas ndërprerjes së lidhjeve të vjetra energjetike me Rusinë dhe Bjellorusinë.

E planifikuar për shumë vite, shkëputja komplekse nga rrjeti energjetik ish-sovjetik synonte të thellonte integrimin e tre vendet baltike me Bashkimin Evropian dhe të rriste sigurinë energjetike të rajonit.

“Ne ia dolëm!”, tha presidenti letonez Edgars Rinkevics në një postim në rrjetin social X.

Pas shkëputjes të shtunën nga rrjeti “IPS/UPS”, i krijuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1950, që tani menaxhohet nga Rusia, vendet baltike ndërprenë linjat e transmetimit të tensionit të lartë ndërkufitar në Letoninë lindore, rreth 100 metra nga kufiri rus.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, vetë një estoneze, më herët këtë javë e quajti këtë ndryshim “një fitore për lirinë dhe unitetin evropian”.

Rajoni i Detit Baltik është në gatishmëri të lartë pas ndërprerjeve të kabllove të energjisë, lidhjeve të telekomit dhe tubacioneve të gazit midis Balltikut dhe Suedisë dhe Finlandës. Të gjitha besohej se ishin shkaktuar nga anijet që tërhiqnin spiranca përgjatë shtratit të detit pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia në Ukrainë. Rusia ka mohuar akuzat për përfshirje në këto incidente.

Polonia dhe vendet baltike dislokuan mjete të marinës, njësi policore elitare dhe helikopterë pasi një linjë nënujore e energjisë, që lidh Finlandën me Estoninë u dëmtua në dhjetor, ndërsa ushtria e Lituanisë filloi stërvitjet për të mbrojtur linjat tokësore me Poloninë.

Analistët thonë se më dëmtimi i linjave energjetike mund të shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike në vendet baltike në nivele që nuk janë parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, kur çmimet e energjisë u rritën në nivel të lartë.

Rrjeti “IPS/UPS” ishte lidhja përfundimtare e mbetur me Rusinë për të tre vendet baltike, të cilat fituan pavarësinë në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe në vitin 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Tre mbështetësit e fortë të Kievit ndaluan blerjet e energjisë nga Rusia pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës kundër Ukrainës në vitin 2022, por janë mbështetur në rrjetin energjetik rus për të stabilizuar rrjetet e tyre energjetike dhe për të shmangur ndërprerjet.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligatinat e Shqipërisë, të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre
Artikulli tjetër Kosovë, kush i ka votat për qeverinë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Shtator, 2026
Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Shtator, 2026
urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.