KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2026 9:09 am
68 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodhim më të lartë krahasuar me një vit më parë, pavarësisht thatësirës së tejzgjatur. Në zonën e Elbasanit, kultivuesit shprehen se cikli biologjik i bimës, së bashku me shërbimet e kryera në ullishte, pritet të ndikojnë në rritjen e prodhimit.

Vjelja e ullirit pritet të nisë në fund të muajit tetor për disa zona prodhimi dhe në muajin nëntor në mbarë vendin. Sipas kultivuesve në zonën e Elbasanit, pritshmëritë për këtë sezon janë për një prodhim më të lartë, edhe pse kushtet klimatike kanë qenë të vështira.

Agron Çakalli, drejtues i Federatës Bujqësore të Elbasanit (F.E.B.) pohoi për Monitor se cikli biologjik i bimës ka ndikuar në shtimin e prodhimit. Sipas tij, pavarësisht vështirësive shërbimet e fermerëve ndaj ullishteve nuk kanë munguar. Megjithatë, ai evidenton mungesën e mekanizimit si një prej faktorëve që vijon të pengojë rritjen e mëtejshme të prodhimit.

Rritja e pritshme e prodhimit pritet të shoqërohet me presion për uljen e çmimit në grumbullim. Grumbulluesit parashikojnë që çmimi i vajit të ullirit këtë sezon të jetë më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Nga fabrikat e përpunimit, për vitin 2025 vaji i ullirit u grumbullua me çmim 700 deri 720 lekë për litër. Ndërsa në 2024, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit u luhat në vlerat 620 deri në 630 lekë për litër, nën kufirin prej 650 lekë për litër.

Në tregun e pakicës nga fermeri për konsumatorin vaji i ullirit u shit me 800 lekë për litër.

Agron Çakalli thotë se në shtëpitë e fermerëve ka një sasi të konsiderueshme vaj stok të pashitur, për shkak të çmimit më të lartë të kërkuar prej fermerëve.

Në gati tre dekada, sipas të dhënave të INSTAT nga 1998 deri në vitin 2025, rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme, si në prodhim dhe në rendiment.

Në 2025 sipas të dhënave të INSTAT u prodhua një sasi prej 143,3 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2024, prodhimi i ullinjve ra me 2.2%. Ndërsa rendimenti nga 15.2 kg për rrënjë era në 14.4 kg për rrënjë.

Në gati 3 dekada sasia më e lartë e prodhimit të ullinjve u arrit në vitin 2022, me një sasi prej 157,7 mijë ton ullinj apo 43% shumë se viti paraardhës. Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kg/rrënjë apo 4.7 kg për rrënjë më shumë sesa në 2021.

Përveç 2022 sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013. Në 2012 u prodhuan 108 mijë ton ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.

Në 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kg për rrënjë në 2023 në raport me vitin 2022. Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT u prodhuan 146,7 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2023 sasi e prodhimit u rrit rreth 25%. Në 2024 rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kg për rrënjë. Në raport me 2023 rendimenti ishte me rënie 2.8 kg për rrënjë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një vështrim pas perdeve për Çmimin Nobel të Letërsisë
Artikulli tjetër Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.