KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: VOA: Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, merr statusin e “investimit strategjik”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > VOA: Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, merr statusin e “investimit strategjik”
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

VOA: Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, merr statusin e “investimit strategjik”

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 11:03 am
108 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gati 9 muaj pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për realizimin e një projekti turistik në ishullin e Sazanit, në fund të dhjetorit, 21 ditë para rikthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Shqipëri, Komiteti i investimeve strategjike, i dha atij statusin e investitorit strategjik, përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC.

Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake. Por me një dekret të firmosur në fillim të muajit dhjetor, nga Presidenti Bajram Begaj, struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, e cila duket se përkon me zonën ku synohet të realizohet projekti, është nxjerrë jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit, vlera e investimit parashikohet të jetë 1.4 miliard euro. Projekti, i cili parashikon “marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike dhe zona shplodhëse me shërbime në funksion të tyre” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Sipas një interviste që zoti Kushner pati dhënë në mars të vitit të kaluar për Bloomberg-un, synimi ishte ndërtimi i një eko-resorti luksoz të markës Aman. Ai deklaroi në atë kohë se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Kompanisë së zotit Kushner, i është statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”. Por sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.

 

Nga ana tjetër vetë kompania ka kërkuar bashkëpjesmarrjen e shtetit, e cila sipas vendimit “do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e pales shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane”. Kompania ASDC, u krijua dy vjet më parë, si përfaqësuese e Shtetit shqiptar, në projektin tjetër në zonën e Durrësit, ku është parashikuar investimi nga sipërmarrësi Mohamed El Alabbar.

 

Statusi i investitorit strategjik parashikon një sërë masash favorizuese, që nga kryerja me prioritet e procedurave, te mbështetja që autoritetet japin në lidhje me lejet, licencat dhe autorizimet e nevojshme për realizimin e projektit, apo dhe vënia në dispozicion e sipërfaqes ku do të realizohet investimi dhe ndërhyrjet për ta bërë atë të përshtatshme për realizimin e ndërtimeve të parashikuara.

Nuk ka një afat se kur pritet të realizohet projekti, i parashikuar në 3 faza. Për momentin, kompania e zotit Kushner do të duhet të dorëzojë një seri dokumentash të listuara në vendim, “brenda 60 ditëve pune, nga njoftimi i këtij vendimi nga Sekretariati Teknik”.

Në mars të vitit të kaluar, kur bëri publike idenë e tij për projektin në Sazan, zoti Kushner shpjegoi se ajo kishte lindur duke hulumtuar me miqtë e tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, dhe si ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë.

Mësohet se gjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 1 mijë, duke krijuar kështu mundësi për 1 mijë vende pune.

Ashtu siç edhe është prezantuar në projekt, pritet që vlera e një nate të kaluar në hotelet e resortit, pritet të ketë koston e 1400 dollarë/ nata.

Zoti Kushner foli dhe për një projekt të dytë në Shqipëri, në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Por për këtë rast nuk ka të dhëna nëse ka avancuar më tej.

Autoritetet shqiptare e mirëpritën në atë kohë synimin e zotit Kushner për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Rama në atë kohë foli për një “ofertë fantastike” e cila sipas tij do e kthente ishullin e Sazanit në “një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”.

Dhëndri i presidentit të zgjedhur Trump, synon të realizojë një projekt dhe në Beograd, për transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së atëhershme.

Zoti Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg-ut, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania pati mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përmirësohet moti, Ministria e Arsimit: Aktualisht, mësimi i pezulluar vetëm në 17 shkolla
Artikulli tjetër Tronditet Gjirokastra, nxënësi gjendet i vdekur në konviktet e shkollës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.