KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun

Përditësimi i fundit: 4 Gusht, 2025 9:08 am
416 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër projekt gjigant ndërtimi është miratuar në zemër të Tiranës, këtë herë përgjatë Bulevardit të Ri.

Shoqëria “Smart Construction Invest” sh.p.k e Redi Strugës dhe “Progeen” sh.p.k e Genc Kuçukut kanë marrë lejen e zhvillimit për objektin “Tirana New Boulevard”, një kompleks me funksion rezidencial dhe shërbimesh, që do të përfshijë ndërtesa me 41 dhe 44 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë, duke e pozicionuar projektin si një nga më të mëdhenjtë e kryeqytetit.

Leja është dhënë nga Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe objektet do të ngrihen në një zonë me rëndësi urbane të veçantë, e cila prej vitesh përmendet në strategjitë e zhvillimit si pjesë e “fytyrës së re” të kryeqytetit. Kulla do të jetë një ndër më të lartat në Shqipëri.

Ajo që ka ngjallur vëmendje është fakti se një projekt me përmasa të tilla i është besuar dy kompanive që sipas të dhënave zyrtare, nuk kanë kapacitetin financiar për të përballuar ndërtimin e një kulle 52-katëshe.

Konkretisht, “Smart Construction Invest” është themeluar në vitin 2021, me aksioner të vetëm shtetasin Redi Struga. Për vitin 2022, kjo kompani ka deklaruar të ardhura prej 28 milionë lekësh dhe kapital vetëm 100 mijë lekë, çka bie në kontrast të thellë me koston shumëfish më të lartë të projektit për të cilin është angazhuar.

Ndërkohë, kompania e dytë, “Progeen”, administrohet nga inxhinieri Genc Kuçuku dhe ka arritur të shënojë një xhiro prej 1.2 miliardë lekësh, por sërish nuk ka kapital të mjaftueshëm për të përballuar ndërtimin e një superkulle të tillë.

Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi mekanizmin e dhënies së lejeve për projekte të mëdha, në një kohë kur besueshmëria financiare e zhvilluesve është thelbësore për përfundimin dhe sigurinë e ndërtimeve urbane të Tiranës.

 

Marrë nga Joq-albania.com (Jeta Osht Qef)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia
Artikulli tjetër 3 vite burg kush shan qeverinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.