KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi

Përditësimi i fundit: 5 Gusht, 2025 10:50 am
299 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në Mars të vitit 2021, Këshilli i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen e zhvillimit për struktura hoteliere deri në 6 kate, me investitor shoqërinë “Jala Investment”.

Kompania, me aksioni “Andi” shpk të Andi Gjiknurit dhe “AIG” shpk, me pronar Jonian Antoni, i njohur më së shumti si bosi i shoqërisë së imobiliareve ‘Centuri 21”, e nisën projektin e tyre me dyshime të forta publike.

Një raportim i zgjeruar ngrinte dyshime se projekti i “Jala Investment”, një investim me një total prej 120 dhoma, ishte ndërtuar mbi prona të paligjshme ose me status të paqartë.

Këto pretendime u mohuan nga administratori i shoqërisë “Jala Investment”, Saimor Broka. Në një reagim publik, ai sqaronte se projekti ndërtimor po zhvillohej në prona të blera nga aksioneri ‘Aig” shpk dhe se investimi financiar po kryhej nga aksioneri tjetër, “Andi” shpk.

Katër vjet pas dyshimeve dhe sqarimeve, “Jala Investment” shpk gjendet në telashe ligjore. Kësaj radhe jo nga raportimet mediatike, por nga institucionet ligjzbatuese. Arsyeja e telasheve-kompania po zhvillon projektin pa leje ndërtimi në fuqi.

Megjithatë, i penalizuari i vetëm për këtë paligjshmëri flagrante është inxhinieri zbatues, njëlloj siç ka ndodhur në rastet e raportuara më herët nga “Boldnews.al” për investimet “The Velt” të kompanisë “Halisof” dhe “Folie Village” të shoqërisë “Soleil & Sea”.

Në 3 Qershor 2025, Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë inxhinierin zbatues të projektit “Jala Investment”, Klarens C., nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm” për qëllime përfitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.

Policia, e ndihmuar edhe nga inspektorët ndërtimorë vendorë të Bashkisë së Vlorës, kanë arritur në konkluzionin se projekti i “Jala Investment” po zhvillohet pa leje ndërtimi të vlefshme.

Inxhinieri 40-vjeçar u paraqit para gjykatës në 6 qershor 2025 dhe ndaj tij u caktua masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”. Klarens C. është i vetmi punonjës i “Jala Investment” i konsideruar përgjegjës deri më tani për shkeljen penale, ndërkohë që ai, në cilësinë e inxhinierit zbatues, ka marrë porosi nga administratori i shoqërisë, si edhe punimet po i kryente me shpenzimet e investitorit.

Të gjithë personat mbi inxhinierin 40-vjeçar duhet të kenë ditur se punimet po zhvilloheshin pa leje ndërtimi aktive. Por, policia, e më tej Prokuroria e Vlorës, kanë vlerësuar që të godasin vetëm hallkën e fundit të zinxhirit drejtues.

“Jala Investment”, ndërtim pa leje

“Boldnews.al” ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Vlorës, mbi të cilin gjykata ka caktuar masën e sigurimit për inxhinierin zbatues.

Sipas akteve hetimore, rezulton se punonjësit e Policisë së Vlorës kanë shkuar në 3 qershor 2025 në kantierin e kompanisë “Jala Investment”, në zonën e Jalës, në bregdetin e Dhërmiut, pjesë e bashkisë së Himarës.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, e cila ndodhet në fshatin Jalë të Bashkisë Himarë, ku objekt këqyrje është një kantier ndërtimi i firmës “Jala Investiment” shpk.

Kantieri ndodhet në kodër buzë rrugës, në krahun lindor që të çon për në plazhin Jalë dhe është i rrethuar me profile hekuri, ku dallohen reklama të vilave që ndodhen brenda tij.

Buzë rrugës gjenden të ndërtuara në vijë të drejtë njëri pas tjetrit 6 (gjashtë) pallate me 5 (pesë) dhe 6 (gjashtë) kate, ku një kat është nën tokë, si pasojë e relievit të pjerrët.

Brenda kantierit gjenden materiale ndërtimi si hekur, skela metalike, si dhe një vinç kullë për ngjitjen e materialeve të ndërtimit në lartësi. Sipër pallateve të përshkruara gjenden dhe pesë troje të hapura, ku në njërin prej trojeve është ndërtuar një objekt me dy kate, në fazën e betoneve. Në jug-perëndim të kantierit ka një rrethim me kangjella hekuri dhe sanduiç, ku në to janë të reklamuara objektet në ndërtim.

Pas verifikimit në terren, forcat blu të Krimit Ekonomik të Vlorës kanë pyetur inxhinierin zbatues mbi dokumentacionin e punimeve.

40-vjeçari Klarens C. ka deklaruar se firma ka pasur një leje ndërtimi, të miratuar në 16 janar 2024. Rreth 3 muaj më pas, e konkretisht në 29 Mars 2024, kompania ka aplikuar për rishikimin e kushteteve të lejes së ndërtimit. Por, siç deklaron ai, nuk është marrë ende përgjigje nga Agjencia për Zhvillimin e Territorit (AZHT), struktura përgjegjëse për nxjerrjen e lejeve përkatëse.

Në kushtet, kur kërkesa për rishikimin e lejeve ende nuk kishte marrë përgjigje, ndërkohë që punimet në kantier vijonin pa ndërprerë, forcat policore kanë vlerësuar se “vazhdimi i punimeve pa u zbardhur leja e dytë konsiderohet ndërtim i paligjshëm”.

Mbi bazën e këtij konstatimi, është kryer arrestimi në flagrancë i inxhinierit zbatues për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm me qëllime përfitimi”, pavarësisht se nuk bëhet e qartë se ku është përfitimi i punonjësit të “Jala Investment”, në një kohë që investitorët, pra edhe përfituesit e drejtëpërdrejtë, janë dy ortakët e shoqërisë ndërtuese.

Tre ditë pas arrestimit, gjykata e Vlorës vendosi që inxhinieri, me banim në Tiranë, të paraqitet çdo muaj para oficerit të Policisë Gjyqësore, deri në mbylljen e plotë të hetimeve.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Testi i acidit” i turizmit
Artikulli tjetër Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.