Task-forca ndër-ministeriale Shqipëri Britani e Madhe, ngritur në vitin 2022, pas suksesit në uljen me 90% të numrit të shqiptarëve të cilët mbërrijnë ilegalisht në shtetin ishull, tani është fokusuar në luftën me krimin e organizuar.
Ministria e Brendshme Home Office thotë se “përmes një bashkëpunimi të përbashkët të paprecedentë Britania e Madhe dhe Shqipëria përmes agjencive ligj-zbatuese kanë rritur partneritetin e tyre operacional kundra krimit të organizuar të përfshirë në transportin e parave, armëve dhe të drogës”.
Gjatë shtatë muajve të fundit “Departamenti i Policisë Kriminale” , “Departamenti policisë Kufitare dhe Migracionit ” në Shqipëri bashkë me NCA “Agjencinë Kombëtare Kundra Krimit” në Britani, janë përfshirë në operacionin e quajtur “Marewood”.
Falë shkëmbimit të informacionit me NCA dhe kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit “Marewood” në pikën kufitare të Portit të Durrësit është kapur 7 kilogram kokainë si dhe armë zjarri me destinacion final Britaninë e Madhe.
Ndërsa në disa raste në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe në Aeroportin e Rinasit janë kapur para cash në monedhën Sterlina, duke tentuar për ti futur në Shqipëri.
Për llogari të operacionit “Marewood” në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe janë disa persona të arrestuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale në pritje të gjykimit në gjykatat shqiptare dhe ato britanike.
Home Office thotë se ë 16 Tetor 2024 sekretarja britanike për punët e brendshme Yvette Cooper dhe ministri i brendshëm shqiptarë Ervin Hoxha, patën diskutime konstruktive me njëri tjetrin, duke u dakortësuar në ardhjen në Tiranë të disa zyrtarëve të lartë të Home Office, përpara Krishtlindjeve për të thelluar bashkëpunimin kundra krimit të organizuar.
Angela Eagle ministre për sigurinë e kufinjve dhe azilin deklaroi se “Britania e Madhe dhe Shqipëria po dëshmojmë vullnet në shkatërrimin e grupeve të krimit të organizuar të cilët rekrutojnë njerëz në nevojë dhe sjellin mizori në vendet tona”.
Ndërsa ministri i brendshëm Ervin Hoxha e komenti punën e Task-Forcës si suksesshme duke theksuar se “jemi ekstremisht të kënaqur se çfarë është arritur në këtë bashkëpunim mes agjencive shqiptare dhe ato të Britanisë së Madhe në përballjen me krimin e organizuar. Kemi arsye të forta të besojmë se ky bashkëpunim do të forcohet më tej duke e çuar përpara”.