KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Anija me mbetje, prokuroria: Do të qëndrojë në radë, deri në finalizimin e sekuestrimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Anija me mbetje, prokuroria: Do të qëndrojë në radë, deri në finalizimin e sekuestrimit
AktualeFokusKoment

Anija me mbetje, prokuroria: Do të qëndrojë në radë, deri në finalizimin e sekuestrimit

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2024 8:00 pm
114 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për anijen e cila do të vazhdojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e policisë derisa të përcaktohet vendi që plotëson kushtet e nevojshme për sigurinë fizike dhe mjedisore.

Në njoftim theksohet se vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes si dhe volumi i sendeve, llojit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike të tyre.

Prokuroria i është drejtuar disa institucioneve si Fakulteti  i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierë.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke marrë parasysh interesin e madh publik në lidhje me procedimin penal nr.1596.2024 dhe ekzekutimin e urdhrit të sekuestros të konteinerëve, bën me dije se institucionet e ngarkuara për ekzekutimin e urdhrit të sekuestros, datë 27.10.2024 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë organizuar punën dhe janë në fazë ekzekutimi të tij.

Ata kanë njoftuar zyrtarisht Prokurorinë në lidhje me masat që kanë marrë, ndërsa vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.

Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti  i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.

Për shkak të interesit të lartë publik që mbart kjo çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të vijojë të mbajë të informuar opinionin publik në lidhje me hapat e mëtejshëm”, thekson Prokuroria.

Anija turke “Molivia” që mban mbetje të dyshuara toksike në 102 konteinerë vazhdon të qëndrojë në ujërat e Radës që prej mëngjesit të së hënës.

Institucionet përgjegjëse deri tani nuk kanë ofruar një zgjidhje, duke shkaktuar shqetësim për ndikimin e mundshëm të mbetjeve në mjedis dhe shëndetin publik.

Pas debateve dhe në Kuvend mbi çështjen e anijes, Autoriteti Portual përmes një deklarate njoftoi se po punohet për të siguruar një venddepozitim dhe një zgjidhje të qëndrueshme për mbetjet.

“Në lidhje me anijen tregtare “Moliva”, ka një Urdhër Ekzekutimi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për të cilin Autoriteti Portual Durrës, bashkë me organet ligjzbatuese dhe institucionet që kanë lidhje me zbatimin e këtij urdhri janë duke bashkërenduar punën për përgatitjen e një vendi depozitimi të përshtatshëm sa i përket kushteve të sigurisë mjedisore si dhe asaj fizike, ku do të depozitohen 102 njësitë kontejnerike”, thotë në njoftim Autoriteti Portual Durrës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it

Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda

Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

Zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni, pas aksionit të SPAK

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis përtëritja e Kushtetueses, KED do shqyrtojë 10 kandidaturat
Artikulli tjetër Shqipëria rikthehet në podiumin europian të peshëngritjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Operacioni i SPAK-ut, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Çekia vendos kufi për çmimet e karburantit
Analize Bota Ekonomi Politike Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.