KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2026 10:28 am
46 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

A e dini se sa mish pule nga Tajlanda konsumojnë shqiptarët? Janë me mijëra tonë në vitet 2025 dhe periudhën janar-gusht 2026 që ardhura në Shqipëri nëpërmjet Kosovës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pranon se lejohet importi i mishit të pulës nga Tajlanda, nga stabilimente të miratuara nga BE, si dhe rieksporti nga Kosova.

Në një kërkesë të Qendrës ALERT drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për lejimin e mishit të pulës nga Tajlanda, përgjigjia është ‚po‘. Por, referuar shifrave të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, rezultatet të çojnë në dyshime se mishi i pulës nga Tajlanda importohet dhe në rruge të tjera e jovetëm nga Kosova ose direkt nga Shqipëria.

“Në përgjigje të e-mailit tuaj, me anë të së cilit kërkohet informacion lidhur me importin e mishit të pulës nga Tailanda për vitin 2025 dhe 8-mujorin e 2026, ju bëjmë me dije se:

Për vitin 2025 dhe 8-mujorin e 2026, nuk janë importuar ngarkesa me mish pule drejt për drejt nga shteti i Tailanda (megjithese eshte bere njohja e modelit te certifikates me ane te Urdhri nr. 449, datë 8.5.2025 “Për njohjen e modelit të certifikatës shëndetësore veterinare për importin e mishit të shpendëve në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të mishit të grirë dhe atij të ndarë mekanikisht (model POU) nga Republika e Tailanda“), por mishi i pulës me origjine nga Tailanda vjen ri-eksport nga shteti i Kosovës.

Këto ngarkesa shoqërohen me modelin e certifikatës te miratuar me Urdhër nr. 600, datë 2.8.2024 “Për njohjen e modelit te certifikatës shëndetësore për importin dhe eksportin e ngarkesave me produktet me origjine shtazore me origjine shtazore te ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova (ri-eksport), ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës“.

Tailanda është e listuar për eksport te mishit te pulës ne BE, dhe te gjitha këto ngarkesa kane ardhur nga stabilimente te miratuara për eksport te mishit te pulës ne BE“, thotë Ministria e Bujqësisë në përgjigjen e vet.

Por, referuar paragrafeve të parë e të dytë në përgjigje, ku thuhet se në 2025 dhe 8-mujorin e parë 2026 nuk janë kryer importe direkt nga Taljanda, atëherë konfirmohet se ky produkt vjen rieksport nga Kosova, meqë Shqipëria e lejon.

Gjithësesi, në shifrat e dy doganave, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, rezulton se në Shqipëri është importuar më shumë mish pule me origjinë Tajlandë, sesa ka importuar vetë Kosova.

Për periudhën janar-gusht 2026, në Kosovë janë importuar 196,947 kilogramë mish pule nga Tajlanda, apo afërsisht 197 tonë. Por, në Shqipëri është importuar më shumë. Sipas të dhenave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganve, për të njëjtën periudhë janë importuar 284,748 kilogramë, apo afërsisht 284,7 tonë mish, 87,7 tonë më shumë.

Së pari i takon që një kompani nga Kosova e ka kthyer Shqipërinë në biznes të mirfilltë dhe importon vetëm për t’a bërë riskport në vendin tonë.

Nëse importuesi nga Kosova nuk ka shitur asnjë kg në Kosovë dhe e ka bërë të gjithë ngarkesën rieksport në Shqipëri, sërish shifrat ndryshojnë. Në Shqipëri janë futur 87,700 kilogramë nga rrugë apo mënyra të tjera, për të cilat nuk dihet nëse ka certifikata veterinare të njohura.

Në këto kushte, përtej dyshimeve se çfarë cilësie vjen nga Tajlanda, apo çfarë ndodh me të në Kosovë para se të bëhet riskport, risku tjetër serioz është për sasinë që nuk duhet se nëpërmjet cilit shtet ka ardhur, meqë sipas Ministrisë së Bujqësisë, ne nuk kemi pasur import direkt dhe është e njohur cerfitikata e Kosovës për rieksport. Ose, kompania kosovare merr dhe në rrugë të tjera dhe “pastron” magazinat me Shqipërinë. Ose… për arsye ekonomike, kompania kosovare merr produkt diku tjetër më lirë ose dhe nga stabilimente të pamiratuara nga BE dhe e shet në Shqipëri si pulë nga Tajlanda, me dokumente të falsifikuara. Ose… origjina është Brazil e sërish për arsye ekonomike e biznesi, e rieksporton në Shqipëri si produkt Tajlande…

Për të gjithe këto pikëpyetje, dyshime ose “ose”, Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të ndërhyjnë menjëherë, por edhe të japin përgjigje për shqiptarët. Për të mos folur më pas për etiketimin e tij në dyqane e markete…

 

Marrë nga Alert.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
Artikulli tjetër Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.