KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2025 10:22 am
248 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sokol Sadushi dhe Arben Rakipi, dy prej “baballarëve” kryesorë të Reformës në Drejtësi, nuk lënë asnjë rast për të treguar se janë gati të përleshen me njëri-tjetrin, pasi të dy kanë hyrë në një betejë se cili prej tyre të rrëmbejë pjesën më të madhe të asaj që quhet “Drejtësi e Re”.

Këtë të Premte, Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të posaçëm për ndryshimet në Kodin Penal, prezantoi ato që ai i konsideroi risi në legjislacionin përkatës.

Sokol Sadushi, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, nuk i rezistoi tundimit për të sulmuar Arben Rakipin, duke u ankuar publikisht se kishte mbërritur në atë takim i papërgatitur, pasi nuk i ishte vendosur në dispozicion drafti i Kodit të ri Penal.

“Dua të theksoj se, deri në këtë moment, as unë si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe as dhe komuniteti i profesionistëve nuk jemi njohur me versionin përfundimtar të projektit, që prezantohet sot. I vetmi dokument i bërë i aksesueshëm ka qenë një version i pjesës së përgjithshme i vitit 2023…”, deklaroi Sadushi.

Përplasja publike mes “çiftit të Reformës” ka nisur shumë më herët. Ajo doli në sipërfaqe, kur Rakipi, si kreu i Magjistraturës, përjashtoi nga Shkolla për kopjim në testime 5 studentë, dy prej të cilëve ishin njerëz shumë të afërt të Sadushit.

Kjo lëvizje e Rakipit u pa si një “hakmarrje” ndaj paraardhësit të tij në krye të Magjistraturës, Sadushit, i cili kritikoi më herët një proces pranimi të dështuar dhe me shumë pikëpyetje për studentët e rinj.

Rakipi ia vendosi fajin sistemit elektronik për atë situatë të dyshimtë, ndërkohë që Sadushi pretendonte se, përsa kohë ishte ai në krye të Magjistraturës, një rast i tillë dështimi nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Natyrisht, kjo ishte pjesa e dukshme dhe më banale e konfliktit tashmë të hapur Rakipi-Sadushi.

Arsyet e vërteta duhen kërkuar tek pushteti që këta dy persona morën në dorë pasi realizuan “Reformën në Drejtësi”.

Secili prej tyre duket se po e shfrytëzon në maksimum pozitën që iu “dhurua” nga Partia Socialiste, megjithëse, si “ekspertë të lartë të Reformës në Drejtësi”, ata duhet të ishin përjashtuar nga e drejta për ofiqe.

Arben Rakipi, me kontrollin e provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës, ka në dorë të gjithë armatën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, Rakipi kontroll edhe “programin vazhdues” të prokurorëve e gjyqtarëve në detyrë. Ky program është shumë i rëndësishëm për karrierën e magjistratëve dhe, një dështim në pjesëmarrje apo vlerësim, mund t’i pengojë ata që të rriten në shkallën e gjyqësorit.

Pra, si magjistratët e rij, ashtu edhe ata në detyrë, në një formë ose tjetër, janë në dorën e Arben Rakipit dhe ky i fundit, e ndjen erën e pushtetit të tij.

Nga ana tjetër është Sokol Sadushi. I ngritur në mënyrë të dyshimtë në krye të Gjykatës së Lartë, ai e kontroll me dorë të fortë këtë institucion dhe prej muajsh ka nisur revanshin për të vënën nën pushtetin e tij edhe Gjykatën Kushtetuese.

Pra, janë “dy gjela”, të cilët ethet për të thithur sa më shumë pushtet pranë vetes, i janë kundërvënë njëri-tjetrit, në formën më të shëmtuar të mundshme.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar
Artikulli tjetër Temperaturat në Greqi arrijnë 46 gradë Celsius

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.