KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arbër Abazi dhe Dulakët tërhiqen nga kulla 40-katëshe në pronë shtetërore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arbër Abazi dhe Dulakët tërhiqen nga kulla 40-katëshe në pronë shtetërore
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Arbër Abazi dhe Dulakët tërhiqen nga kulla 40-katëshe në pronë shtetërore

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 12:47 pm
372 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Disa ditë më parë, Vox News denoncoi se dy firma të fuqishme me lidhje të forta politike, po konkurronin me njëra-tjetrën për kullën 40-katëshe në pronë shtetërore. Një investim tërësisht privat, ku shteti në këmbim të truallit merr një përqindje nga ndërtimi. Por të dyja firmat që u kualifikuan dhe kishin interes, si Arbër Abazi dhe vëllezërit Dulaku janë tërhequr në mënyrë të beftë, duke “detyruar” Korporatën që t’a rishpallë.

Dy janë mundësitë; ose vërtet dy firmat nuk kanë interes ose po tentojnë që të “negociojnë” për të përfituar sa më shumë ndërtim. Zona ku do të ngrihet 40 katëshi është në afërsi të zonës së 21 Dhjetorit, atje ku sot ka godinën Agjencia e Pronave, IKMT-ja apo edhe një pjesë Inxhinieria e Ndërtimit. Një nismë e të ashtuquajturës Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila po tenton që godinat historike dhe ikonike të Tiranës të tjetërsohen dhe t’i kalojnë privatit.

VoxNews ka ndjekur në vijimësi këto projekte, që nga shpallja e projektit, te kualifikimi dhe tani në fund anulimi. Sipas njoftimit (më sipër), Korporata shkruan se bëhet fjalë për ndërtimin dhe menaxhimin e godinës së Kadastrës Shqiptare, nëpërmjet sipërmarrjes “LIFT Tower”.

“Ky njoftim ju komunikon vendimin e Korporatës për anullimin e procedurës konkurruese të nisur më 20 nëntor 2024 për përzgjedhjen e një Partneri Privat për zbatimin e kontratës ‘zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower’. Arsyeja për anullim është: asnjë prej aplikantëve të ftuar nuk paraqiti ofertë për Fazën II të procedurës brenda afatit për dorëzimin e ofertave të përcaktuar në Ftesën për Ofertë”, thuhet në dokument.

Në datën 17 prill 2025, Vox News denoncoi një tjetër projekt të Korporatës së Investimeve Shqiptare me titull; “Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në ‘garë’ për kullën 40-katëshe në pronë publike te 21 dhjetori në Tiranë”.

Redaksia jonë hulumtoi disa dokumente, ku para shpalljes së fituesit, Korporata e Investimeve Shqiptare, mbajti një takim sqarues para kualifikimit për “LIFT Tower”.

“Bëhet fjalë për disa kulla në zonën e 21 dhjetorit, në vendin ku është aktualisht Agjencia e Trajtimit të Pronave apo edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Gjithashtu, pjesë e projektit është edhe një pjesë e Inxhinierisë së Ndërtimit. Takimi ishte me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të aplikantëve të interesuar shoqëria ‘EDIL AL IT’ shpk dhe shoqërisë ‘Alko Impex’ shpk”, denoncoi Vox News.

Ajo që lexohej nga ky dokument ishte “kalimi” i Arbër Abazit në ndërtime shumëkatëshe, teksa nga biznesi i pistë, por fitimprurës i pastrimit, donte të kalonte në biznesin e ndërtimit. Madje, në një pronë shtetërore.

“Nëse deri më tani ka fituar tendera në pastrim, por edhe në rikonstruksione e shtrime sheshesh, tashmë Abazët do të kalojnë te kullat, atje ku të gjithë ndërtuesit kanë gjetur ‘parajsën’, me fitime të garantuara, për shkak të rritjes së çmimit për metër katrorë”, thuhej në shkrim.

Dy firmat pyetën në atë takim nëse mund të ndryshohej projekti, teksa Korporata shkruante se “po, në këtë fazë ju vihet në dispozicion vetëm koncept-idea, e cila do të negociohet me subjektin fitues, do të analizohet dhe detajohet projekti”. Pyetja e radhës dhe me spec e firmave ishte se si mund të vlerësohet në vlerë monetare pjesa takuese e Korporatës tek LIFT Tower. “Llogaritja në vlerë monetare bëhet sipas VKM 137, e ndryshuar në 2024. Këto projekte po zhvillohen për shkak të interesit publik”, thuhej në përgjigje.

Çfarë do të bëhet në atë vend?

Mësohet se Korporata do ta rishpallë sërish atë projekt. Sipas dokumenteve, te 21 dhjetori do të bëhet një godinë 40-katëshe. Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti. Pritet që Kadastra të marrë një përqindje ndërtimi, ndërkohë që pjesa tjetër do t’i jepet privatit. Pra, për një kullë 40-katëshe, ku do të ndërtohen mijëra metra katrorë, ku çmimi në atë zonë po shkon deri në 3 mijë euro m2, shteti pritet të marrë vetëm ato metra katrorë që ka aktualisht Kadastra. Ose diçka më pak apo më shumë, ku ende nuk dihen zyrtarët të cilët do të negociojnë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Frika nga pesticidet falimenton fermerët e luleshtrydheve në Fier
Artikulli tjetër Partitë mbajnë fshehur shpenzimet për mitingjet në diasporë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.