KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohet ish Ministri i Drejtësisë në Kosovë, në pranga edhe disa zyrtarë të tjerë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestohet ish Ministri i Drejtësisë në Kosovë, në pranga edhe disa zyrtarë të tjerë
AktualeFokusKryesoreRajoni

Arrestohet ish Ministri i Drejtësisë në Kosovë, në pranga edhe disa zyrtarë të tjerë

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 1:27 pm
146 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi është arrestuar gjatë paradites së sotme pas një bastisje në banesën e tij.

Mediat kosovare kanë bërë me dije lajmin teksa kanë raportuar se gjatë mëngjesit të ditës së enjte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë zhvillimin e një operacioni special ndërsa në pranga të autoriteteve kanë rënë dhe figura të tjera të politikës dhe drejtësisë.

Gjithashtu të arrestuar gjatë këtij operacioni është dhe ish-kryetari i Mlishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj si dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.

Me anë të një njoftimi zyrtar ka reaguar dhe Prokuroria  Speciale e Kosovës ku ndër të tjera thotë se një operacion i gjerë po kryet në Kosovë për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deputeti Hajredin Kuçi është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës me drejtues ish-presidentin Hashim Thaçi. Kuçi ka mbajtur postin e zv,kryeministrit nga viti 2008 deri në 2017. Më vonë ai është shpallur ministër i Drejtësisë nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Për ish kryetarin e Malihevës, Isni Kilaj nuk është hera e parë që arrestohet nga autoritetet kosovare. Kilaj është arrestuar për herë të parë në 3 nëntor të vitit të kaluar teksa akuzohet si i përfshirë në disa vepra penale që kishin të bënin me pengimin e drejtësisë.

Ai  është liruar më pas në 28 qershor të këtij viti ndërsa është vendosur përsëri përpara drejtësië ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Në një prononcim për media ka dalë dhe djal i tij, Blend Kilaj i cili thotë se arrestimi ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit. Blend Kilaj tregon që autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim përsa i përket arsyes së arrestimit të babait të tij.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë.

Sigurisht është një ndjenjë jo e mirë, por njëkohësisht edhe ndjenjë krenarie për babin dhe as babi e familjarët tonë nuk e kishim ndryshu asnjë milimetër të historisë së tij dhe do të jemi krenarë tërë jetën dhe nuk ka Gjykatë as në Ksoovë e as në botë që mundet me njollosë UÇK-në,”, ka thënë Blendi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale

Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK: “Organizatë kriminale”
Artikulli tjetër Kuvend, socialistët kërkojnë që t’iu falen gjobat qytetarëve, për ndërtimet pa leje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit
Finance Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës
Analize Bota Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.