KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit
AktualeFokusRajoni

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 6:34 am
169 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore vendëse dhe ato ndërkombëtare kanë dënuar rreth 74 persona për krime të luftës në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Gjyqësori i Kosovës mori në duar trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e Kosovës ka departament për krimet e luftës që nga vitit 2015.

Deri në fund të 2024-tës janë ngritur gjithsej 14 aktakuza në mungesë kundër 72 pjesëtarëve të forcave serbe.

Në fund të vitit të kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parë në mungesë. Çedomir Aksiç u dënua me 15 vjet burgim.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”
Artikulli tjetër Nuk pritet ndonjë përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi, pasi Putini nuk merr pjesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.