KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Auditi i Financave vlerëson dobët qeverinë për investimet publike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Auditi i Financave vlerëson dobët qeverinë për investimet publike
AnalizeFinanceFokusKryesore

Auditi i Financave vlerëson dobët qeverinë për investimet publike

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2024 7:37 am
205 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform planit që ka miratuar Kuvendi në buxhetin e vitit 2023.

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar pranë Ministrisë së Financave vlerësoi se treguesi “Realizimi i shpenzimeve kapitale” paraqet devijimin nga plani i realizimit të shpenzimeve kapitale në një vit kundrejt shpenzimeve kapitale totale të planifikuara me ligjin e buxhetit vjetor në Kuvend.

Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili paraqet shumat totale të shpenzimeve për projektet e investimeve në periudhën e vlerësimit (një ose disavjeçare) me shumën totale të planit shumëvjeçar të parashikuar për projektet.

Për periudhën analizuese (2023), ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2 pikë (50%), duke shfaqur një performancë mesatare të njësive publike me buxhet të madh dhe ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2022, i cili është vlerësuar me 2.7 pikë (67%).

Për ato njësi, të cilat paraqesin një performancë të ulët të realizimit të këtij treguesi, evidentohet se shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me kryerjen e procedurave të prokurimit.

Një tjetër tregues i rëndësishëm për eficiencën e investimeve publike, sipas Drejtorisë së Kontrollit Financiar është “Investimet kapitale shumëvjeçare janë hedhur në sistem sipas planit kontraktual të disbursimit”.

Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili paraqet shumat totale të shpenzimeve për projektet e investimeve në periudhën e vlerësimit (një ose disavjeçare) me shumën totale të planit shumëvjeçar të parashikuar për projektet.

Për periudhën analizuese (2023) ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2.54 pikë (ose 63%) të nivelit referues. Vihet re, se në krahasim me vitin paraardhës 2022, vlerësimi ka pësuar një rënie të lehtë (3.15 pikë ose 79%).

Drejtoria e Kontrollit në Ministrinë e Financave vë në dukje se, një pjesë e njësive të varësisë të marra në analizë shfaqen problematika lidhur me parashikimin e fondeve në fillim të vitit buxhetor, gjë e cila ka sjellë dhe diferencat apo devijimet e planeve buxhetore.

Gjithashtu, rishikimi i buxhetit kryhet duke i kaluar fondet nga projektet me ecuri më të ulët në ato me ecuri më të lartë. Ecuria e ulët mund të jetë rezultat edhe i planifikimit të gabuar, ku nuk janë mbajtur parasysh faktorët që mund të pengojnë ecurinë e projektit gjatë vitit.

Investimet publike zëri më produktiv i arkës së shtetit vuan nga mosrealizimi i lartë i planit dhe përqendrim i alokimeve në dy muajt e fundit të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2023 u paguan 430 milionë euro në zërin “investimet publike”. Kjo shumë ishte sa 38% e fondit vjetor të investimeve publike prej 118 miliardë lekësh (1,1 mld eurosh) që u realizua gjatë vitit të kaluar.

Zëri i investimeve mbeti gjithashtu i parealizuar edhe në raport me planin. Nga 135 miliardë lekë të planifikuara për t’u investuar më 2023 u realizuan 118 miliardë lekë, ose 12% më pak se plani.

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britani, shitjet fizike të muzikës rriten, për herë të parë, në 20 vjet
Artikulli tjetër Ministri Sveçla: Presidenti serb, i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist në Banjskë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.