KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Rama nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BIRN: Rama nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme
AktualeFokusOpinion

BIRN: Rama nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme

Përditësimi i fundit: 12 Shtator, 2024 8:50 pm
104 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama pretendoi të enjten se bëhej fjalë për një eksport normal mbetjesh lidhur me rastet e dyshuara për transport të mbetjeve të rrezikshme në mënyrë të paligjshme nga Porti i Durrësit.

Në fillim të gushtit ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, që del nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike, ishin ngarkuar në korrik në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën.

Por kryeministri tha se nuk kishte asnjë analizë apo provë të faktuar për pretendimet e ngritura nga BAN, ndërsa hoqi përgjegjësinë e organeve ligjzbatuese në rast dyshimet vërtetoheshin si të vërteta.

“Në çdo deklaratë e në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private, si pjesë e procedurave të eksportit, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme”, tha Rama i thirrur në interpelancë urgjente nga opozita.

Më tej ai pretendoi se “autoritetet shqiptare nuk kanë miratuar, në këtë rast, asnjë autorizim specifik për eksport mbetjesh të rrezikshme për ngarkesën e dyshuar”.

Sipas Ramës, përgjegjësia për të deklaruar ngarkesën si mall i rrezikshëm është detyrim ekskluziv i eksportuesit apo i importuesit dhe se do jenë hetimet që do të tregojnë nëse ka pasur ‘mashtrim” nga kompanitë e përfshira në proces.

Kryeministri lexoi pasazhe të ligjit në fuqi për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve” që parashikojnë mënyrat e rikuperimit, asgjësimit, apo transportimit të mbetjeve të rrezikshme, por nuk qe në gjendje të përgjigjej nëse në Shqipëri prodhohen këto mbetje, sa prodhohen, ku shkojnë, a përpunohen apo jo, etj..

Rama gjithashtu nuk u dha përgjigje pyetjeve të ngritura nga opozita si; “kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë trajtuar, çfarë veprimesh, kontrollesh apo aktesh mbikëqyrëse kanë ndërmarrë institucionet, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, etj..”

Nga ana tjetër, ai solli të dhëna që tregonin për një eksport të vazhdueshëm të mbetjeve nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

“360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore të vendeve aziatike në 10 muajt e fundit”, tha ai, duke shtuar se edhe Spanja, Franca, Belgjika, Izraeli dhe Turqia kishin pranuar ngarkesa të ngjashme në 5 vitet e fundit.

“Vlen të theksohet se njëra prej këtyre kompanive, aktualisht pjesë e këtij rasti që po hetohet në bashkëpunim me Agjencinë Europiane kundër mashtrimit, ka eksportuar ngarkesa të tilla drejt Spanjës dhe Turqisë”- pretendoi ai.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, duke iu referuar deklaratave të kësaj organizate, tha se ka dyshime se Porti i Durrësit është përdorur edhe më parë për eksport të paligjshëm të mbetjeve toksike.

Sipas tij, neglizhenca e organeve qeverisëse në mbikëqyrjen e kompanive të përfshira në këtë aktivitet ka cënuar sigurinë kombëtare dhe shkeljen e konventave ndërkombëtare.

Alarmi i parë i BAN bënte fjalë për një anije gjigande kontejnerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk‘ e cila u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontejnerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë, në muaj
Artikulli tjetër BE dha 75 mijë leje qëndrimi në 2023, në 15 vjet 920 mijë shqiptarë të larguar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.