KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BIRN: Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”
AnalizeFokus

BIRN: Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”

Përditësimi i fundit: 13 Shtator, 2024 7:20 pm
118 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA.

“…Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore,” shkruhej në statusin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas degradimit të flotës së helikopterëve Cougar për vite me radhë, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në kontrata mirëmbajtjejeje dhe sigurimi, Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s në vitin 2021 për mirëmbajtjen e tyre.

Ndihma sigurohet përmes Partnershipit për Mbështjejen e Helikopterëve, një mekanizëm që ofron mbështetje logjistike për 11 vendet anëtare, mes së cilave është edhe Shqipëria.

Marrëveshja e siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregon megjithatë se ky mekanizëm mund të mos jetë në gjendje të ofrojë mbështetje për të gjitha rastet, duke i orientuar vendet që të ndjekin edhe procedurat e tyre të brendshme.

Forca Ajrore zotëron katër helikopterë Cougar, të blerë përmes një kontrate të vitit 2010 të qeverisë “Berisha” me kompaninë Eurocopter për 78.6 milionë euro. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se të paktën nga viti 2018, Ministria e Mbrojtjes dështoi që të garantonte mirëmbajtjen periodike të tyre, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e Forcave Ajrore.

E pyetur nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes nuk dha të dhëna për gjendjen teknike të tre helikopterëve të tjerë “Cougar”, duke sugjeruar që t’i referohemi faqes së tyre zyrtare.

Përveç helikopterëve “Cougar”, Forca Ajrore u pasurua edhe me dy helikopterë Black Hawk të sjellë nga Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2024.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se mirëmbajtja e helikopterëve Black Hawk do të kryhet nga pala amerikane në bashkëpunim me specialistët e Bazës Ajrore të Farkës deri në dhjetor të vitit 2025. Pas kësaj periudhe, referuar dhe vijimit të trajnimit të personelit shqiptar, kjo mirëmbajtje do të kryhet nga specialistët e Forcës Ajrore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç provokon Kosovën, zbulon planin për komunat me shumicë serbe
Artikulli tjetër Media gjermane: “Shqipëria, shteti i parë dhe i vetëm i drogës në Europë!”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore 30 Prill, 2026
Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.