KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Dosja” e Faton Hajrizit, që u vra nga policia serbe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > “Dosja” e Faton Hajrizit, që u vra nga policia serbe
FokusRajoni

“Dosja” e Faton Hajrizit, që u vra nga policia serbe

Përditësimi i fundit: 19 Korrik, 2024 6:13 pm
122 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave – Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.

Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.

Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”.

Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.

Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje.

Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë.

Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë.

Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim.

REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit

Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vrau policin serb, ekzekutohet Faton Hajrizi! Mediat serbe publikojnë trupin e pajetë
Artikulli tjetër Gjykata ndërkombëtare e Hagës, e jashtëligjshme prezenca e Izraelit në territoret palestineze

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale Sporti 15 Prill, 2026
Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon
Aktuale Analize Ekonomi Sociale 15 Prill, 2026
Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.