KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 2:25 pm
26 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një situatë e pazakontë po shoqëron tenderin e madh të internetit me fond limit rreth 5.1 milionë euro, të shpallur disa muaj më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Edhe pse gjatë kësaj jave janë shpallur ofertat fituese, zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi atë që po ndodh në Komisionin e Prokurimit Publik.

Sipas dokumenteve zyrtare, një nga kompanitë pjesëmarrëse, Albanian Satellite Communications, ka depozituar dy ditë më parë ankimim pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke paguar edhe tarifën përkatëse të ankimimit, rreth 26 mijë euro.

Në pamje të parë, bëhet fjalë për një procedurë të zakonshme, siç ndodh shpesh në tenderë publikë kur një operator ekonomik nuk shpallet fitues.

Por pas verifikimit të ofertave, panorama ndryshon ndjeshëm.

Skyweb.al ka analizuar të gjitha ofertat ekonomike dhe rezulton se Albanian Satellite Communications ka paraqitur një ofertë prej mbi 5.3 miliardë lekësh pa TVSH, ndërkohë që fondi limit i përcaktuar për këtë procedurë është 486 milionë lekë.

Ofertat ne tenderin 5.1 mln euro te internetit

Praktikisht, oferta e kësaj kompanie është mbi 10 herë më e lartë se fondi limit, çka sipas rregullave të prokurimit publik e skualifikon automatikisht nga gara.

26 mijë euro tarifë

Në këto kushte, lind pyetja se përse një kompani që ka ofruar një shumë kaq të lartë, dhe që e di se nuk ka asnjë shans ligjor për t’u shpallur fituese, zgjedh të paguajë 26 mijë euro tarifë ankimimi pranë KPP?

Tarifa e ankimimit përdoret pikërisht për të filtruar rastet abuzive dhe për të shmangur bllokimin artificial të procedurave, duke detyruar kompanitë të ankimojnë vetëm kur kanë një pretendim real dhe të qëndrueshëm.

Burime pranë procesit i thanë Skyweb.al se praktika të tilla përdoren kryesisht kur synimi nuk është fitimi i tenderit, por nisja e një procedure që çon drejt anulimit të tij dhe rishpalljes me kritere të reja. Një skenar i tillë, sipas burimeve, përdoret për të krijuar terrenin për paracaktimin e fituesit në një fazë të dytë.

AKSHI është përmendur më herët në hetime dhe dosje publike si institucion i përfshirë në praktika të dyshimta të prokurimeve.

Dosja e SPAK e publikuar disa muaj më parë flet për një skemë të strukturuar, ku përfshihen fryrje kostosh, paracaktim fituesish dhe ushtrim presioni ndaj pronarëve të kompanive konkurrente. Në këtë dosje përmenden edhe elementë brenda KPP, të cilët dyshohet se kanë informuar palë të treta mbi veprimet në sistemin e ankimimeve.

Ofertat 

Sipas ofertave të depozituara në këtë procedurë, vlerat ekonomike variojnë ndjeshëm. Abissnet ka ofruar rreth 462 milionë lekë pa TVSH, Albanian Fiber Telecommunications rreth 479 milionë lekë, ndërsa bashkimi Digicom dhe Albanian Telecommunications Union rreth 373 milionë lekë.

MC Networking dhe Nisatel kanë ofruar rreth 342 milionë lekë, ndërsa One Albania ka paraqitur një ofertë mbi 1.6 miliardë lekë. Ndërkohë, EnetCom nuk ka ngarkuar ofertë ekonomike.

Pas marrjes së ofertave, AKSHI shpalli fitues tre ofertat e kompanive MC Networking& Nisanet; Abissnet dhe Digicom & Albanian Telecommunications Union duke skualifikuar ofertat e tjera.

Në mesin e këtyre shifrave, oferta prej mbi 5.3 miliardë lekësh e ASC mbetet krejt jashtë çdo logjike ekonomike dhe ligjore, duke forcuar dyshimet se pas këtij ankimimi mund të fshihet një lojë më e madhe.

Në pritje të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, mbetet për t’u parë nëse tenderi i internetit do të vijojë normalisht apo do të përfshihet në një cikël anulimesh dhe rishpalljesh, një praktikë që prej vitesh ka shoqëruar prokurimet më të mëdha publike në vend.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum?

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje

Menaxhimi i pronave të Himarës, me shoqëri tregtare, pritet me shqetësim

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve, brenda ditës, me 4000%

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje
Artikulli tjetër Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
Korridore të fshehta të drogës, nga Shqipëria, drejt Malit të Zi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.