KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesore

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 9:36 am
166 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kundërshtoi përmes avokatit të tij në Prokurorinë e Posaçme të Apelit kërkesën e SPAK për llogaritjen e dënimit të kryer për aferën e incineratorit të Tiranës.

Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi më 4 mars një kërkesë të prokurorit Dritan Prençi për të përsëritur pjesërisht gjykimin për incineratorin e Tiranës, si dhe administroi provat e paraqitura prej tij, në funksion të përllogaritjes së masës së dënimit për Kokën.

Avokati i Kokës, Maksim Sota deklaroi të mërkurën se interpretimi i Prokurorisë është i pabazuar në ligj dhe në kundërshtim me praktikën gjyqësore lidhur me rastet e mbivendosjes së masave të sigurimit me arrest në burg. Ai theksoi se objekt i këtij gjykimi është vendimi i Shkallës së Parë dhe jo masa e sigurisë që kundërshton SPAK.

Sota deklaroi se i mbrojturi prej tij është hetuar e gjykuar në “arrest në burg” për këtë çështje dhe se kjo masë është ekzekutuar e lënë në fuqi në të gjitha shkallët. Ai evidentoi edhe faktin se gjatë zhvillimit të gjykimit janë pezulluar afatet e paraburgimit disa herë, kur janë shtyrë seancat. Sipas Sotës, ish-minisri Koka ka qenë në paraburgim lidhur me këtë çështje dhe se me të drejtë gjykata ka deklaruar shuarjen e kësaj mase.

“Qëndrimi prokurorisë se ekzekutimi i masës është pezulluar si pasojë e një mase tjetër nuk qëndron dhe e rezulton e paparashikuar në ligj. Efektet e masave fillojnë nga çasti kur vendimi për atë masë është njoftuar”, argumentoi avokati Sota dhe solli në vëmendje praktikën e Gjykatës së Lartë.

Të mërkurën, u përmbyll edhe mbrojtja e fundit në këtë proces në Apel, ajo për të pandehurin Taulant Tusha. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Ermal Yzeiraj kërkoi rikualifikimin e veprës penale për të cilën akuzohet Tusha, nga shpërdorim detyre në shkelje të barazisë në tendera. Ai vërejti se Tusha nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre, pasi funksioni i tij si anëtar komisioni mund t’i ngarkojë vetëm veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Po ashtu, avokati Tushës pretendoi se i mbrojturi prej tij është i pafajshëm, pasi vërtetohet se i ka dhënë më pak pikë kompanisë fituese, e cila ishte dhe e vetmja në garë, duke mos e favorizuar. Në përfundim ai kërkoi rikualifikimin e veprës penale, konstatimin e parashkrimit dhe pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Taulant Tusha, si dhe deklarimin e tij të pafajshëm për shpërdorim detyre.

Gjykata deklaroi të përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit që do të njoftohet me datë 14 maj, në orën 13:00.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?
Artikulli tjetër Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.