KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
AktualeAnalizeEkonomiFokusKomentKryesore

Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 9:41 am
222 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjigandi italian Fincantieri do të prodhojë në Vlorë anije të vogla dhe të mesme për tregun ndërkombëtar. Shoqëria shtetërore e industrisë ushtarake, Kayo nënshkroi në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë Italiane, që aktualisht është prodhuesi më i madh i anijeve tregtare dhe ushtarake në Europë.

“Nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike që arrihen. Shqipëria bëhet një bazë e re europiane e “Fincantieri- t” për anijet e vogla dhe të mesme.  Fincanteri zgjeron kapacitetin prodhues në Shqipëri dhe “Kayo” pozicionohet si një partner i besueshëm industrial me një arkitekturë ndërkombëtare. Modeli i biznesit është që mbi 90% e klientëve janë ndërkombëtarë, klientë ekzistues të “Fincantier-it,” tha ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Kayo dhe Fincantieri do të themelojnë një shoqëri të përbashkët. Projekti parashikon krijimin e një kantieri të ri në Pashaliman, ku pritet të punësohen rreth 400 persona.

“Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat e djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët, të cilët do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër dhe jo në një të ardhme të largët, por në një të ardhme shumë të afërt pjesëmarrës, të kësaj shoqërie të re ekselence në territorin e tyre, pra në qytetin e tyre të lindjes dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantieri-t dhe do të arsimohen si në Itali, pikërisht aty ku Fincantieri ka dhe shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Shqipëri, në Pashaliman ku ky shpirti i dytë themi do të marri jetë së shpejti,” tha kryeministri, Edi Rama.

Sipas tij, Shqipëria do të përfitojë e para nga prodhimi i kësaj shoqërie të re, me ndërtimin e dy anijeve të para për Forcat e Armatosura, duke e çuar në shtatë numrin total të flotës detare, në përputhje me standardet e NATO për rolin e vendit në Mesdhe.

Prodhimi i anijeve pritet të vijojë më tej edhe për eksport, duke synuar tregjet ndërkombëtare dhe duke sjellë teknologji të avancuar dhe inovacion në industrinë detare shqiptare.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Artikulli tjetër “Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.