KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontratat publike, 10 operatorë ekonomikë mbeten të përjashtuar nga tenderët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kontratat publike, 10 operatorë ekonomikë mbeten të përjashtuar nga tenderët
AnalizeFinanceFokusKryesoreZhvillim

Kontratat publike, 10 operatorë ekonomikë mbeten të përjashtuar nga tenderët

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2025 10:01 am
446 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat zyrtare të rifreskuara tregojnë se aktualisht janë 10 operatorë ekonomikë të përjashtuar nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik. Lista e publikuar në mënyrë periodike përmes buletineve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) tregon se përjashtimet janë vendosur për afate të ndryshme, që variojnë nga 5 muaj deri në 2 vjet dhe kanë nisur në faza të ndryshme nga nëntori 2024 deri më nëntor 2025.

Bizneset e përfshira në “listën e zezë” rezultojnë të përjashtuara për periudha të ndryshme kohore, në varësi të shkeljeve të konstatuara dhe vendimeve përkatëse të APP-së. Kuadri ligjor në fuqi parashikon që operatorët ekonomikë mund të përjashtohen nga tenderët publikë për periudha që variojnë nga disa muaj deri në disa vite, në bazë të procedurave dhe verifikimeve të kryera nga agjencia.

Agjencia e Prokurimit Publik ka theksuar edhe më herët, në përmbledhjet vjetore të aktivitetit të saj, se vendimet për përjashtim merren pas analizimit të raporteve të auditimit të vetë APP-së, si edhe si rezultat i propozimeve të autoriteteve kontraktore, operatorëve ekonomikë apo institucioneve të tjera audituese, në ushtrim të funksioneve të tyre ligjore.

Shkaku kryesor i përjashtimeve lidhet me keqinformimin dhe paraqitjen e dokumentacionit me të dhëna të rreme në procedurat e tenderimit, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit për prokurimin publik. Në disa raste, operatorët janë penalizuar për keqinformim me qëllim kualifikimi të autoritetit kontraktor, ndërsa në raste të tjera për dorëzimin e dokumenteve të pavërteta gjatë fazave të procedurës.

Ankesa dhe masa mund të merren gjithashtu edhe kur operatorët nuk respektojnë afatet e përmbushjes së kontratave për të cilat janë zotuar me autoritetet kontraktore në fillim të procesit. APP përveç komunikimeve zyrtare me institucionet analizon dhe merr parasysh edhe denoncimet që mund të vijnë në adresë të saj në formë direkte.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare,ë Brigitte Bardot
Artikulli tjetër Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.