KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2025 10:04 am
286 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ka përfunduar pa lavdi bashkëpunimi që u nis me bujë mes shoqërisë turke të fluturimeve “Turkish Airlines” dhe “Air Albania”, kompanisë shqiptare ku shteti ka 10% të aksioneve. Pasi njoftoi në nëntor se kishte nxjerrë në shitje kuotën e saj prej 49% që zotëronte në “Air Albania”, operatori turk ka bërë të ditur se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana. Në faqen e “Turkish Airlines” njoftohet se nga 10 janari do të jetë e mundur të prenotohen bileta.

Nga kërkimi rezulton në fakt se biletat mund të blihen që nga shkurti me çmime me 51-58 euro në një drejtim. Përmes Turkish Airlines mund të udhëtohet tranzit nga Stambolli në të gjithë botën, teksa Aeroporti i Stambollit që nga tetori është më i madhi në Europë, duke ia kaluar Heathrow të Londrës.

Edhe Air Albania vazhdon të shesë bileta

Në 19 nëntor Turkish Airlines njoftoi se vendosi të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania. Një javë më pas Turkish bllokoi dhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar ata që kishin blerë bileta tranziti të shkonin në Stamboll përmes Podgoricës ose Prishtinës.

Turkish Airlines vendos të shesë pjesëmarrjen prej 49% në Air Albania

Këtu filluan dhe problemet për operatorin shqiptar. Air Albania filloi të anulonte fluturimet drejt Stambollit, megjithëse në sistem vazhdoi të shiste bileta dhe po vazhdon të shesë, pavarësisht se Auoriteti i Aviacionit Civil konfirmoi se i ka pezulluar licencën.

Pasi shiti bileta deri në mëngjes, Air Albania anulon sërish fluturimet, nuk pranon falimentin

Sipas faqes së internetit, fluturimi i radhës i Air Albania për në Stamboll është planifikuar për në 30 dhjetor, me çmim 103 euro vetëm vajtje, që arrin në 173 euro po vetëm vajtje në 2 janar. Teksa kompania ka mbi një muaj që shet bileta dhe pastaj anulon fluturimet nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë përgjegjësi për klientët, që kanë blerë bileta.

Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, pesha e tregut të Air Albania sipas numrit të pasagjerëve për periudhën janar-qershor 2025 ka zbritur në 2.5%, nga 18% që kishte në vitin 2021. Më pas, konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, për vitin 2024 nga dhe drejt Stambollit nga Rinasi udhëtuan rreth 408 mijë pasagjerë, duke qenë destinacioni i gjashtë me trafikun më të lartë, pas Milano+Bergamo, Londrës, Romës, Bolonjës, Treviso, Piza.

Air Albania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë  ka qenë 4-5 miliardë lekë në vit, ndërsa operatori ka rezultuar gjithmonë me humbje, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar dhe duke bërë që Turkish ta braktisë atë.

Fundi pa lavdi i premtimeve të Air Albania

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë. Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA, siç u reklamua nga Kryeministri Rama një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA.

“Jemi duke diskutuar me kompaninë Air Albania, për të mundësuar më në fund një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania. Fluturimin e parë kur do të ndodhë nuk jua them dot, por kur të ndodhë do ta bëjmë patjetër këtu në Nju-Jork” do të shprehej Rama në Tetor 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kontratat publike, 10 operatorë ekonomikë mbeten të përjashtuar nga tenderët
Artikulli tjetër Seria A/ Lautaro thyen ‘bunkerin’ e Atalantës: Interi mbyll vitin 2025 i vetëm në krye

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.