U fol shumë gjithë këto ditë dhe gazetari vetë e kishte paralajmëruar se Edi Rama kishte ikur nga intervista në Channel 5. Por, nëse e ndjek gjithë intervistën, duket se Rama është në tipin e vet duke e kapur shpesh mat gazetarin për fjalët. Gazetari pretendon se Rama ka udhëtuar në yacht me Ivanka Trump e kryeministri I thotë jo. Ngulmimi shkon përtej kur gazetari e kryeministri harxhojnë minuta të tëra për mënyrën sesi mbushet një yacht me naftë e ku u hëngër darka e kryeministrit me Ivankën. E pjesa e gjarpërinjve të Sazanit është një tjetër çështje që e shqetëson gazetarin. E mandej konspiracionet amerikane për teknologjinë AI që Elon Mask po ndërton për të marrë të dhënat e gjithë botës.
Edi Rama që siç duket ka pasur më parë një skaletë pyetjesh për Zvërnecin e Sazanin, ndihet I bezdisur nga gazetari që kalon sa në një degë në tjetrën me pyetjet e tij. Intervista shkon për dreq, me përgjigje ironike e në formë pyetje për gazetarin, madje edhe me akuza ndaj gazetarit se ai nuk ishte I vëmendshëm në Interbistë.
Por, e plotë kjo intervistë është e tillë, dhe ju mund ta lexoni:
Pyetja ime e parë është për protestat në rrugë, për revolucionin Flamingo dhe kërkesën e njerëzve për ndryshim…
Epo mirë, ndjeni se po përjetoni një revolucion këtu?
Po I shkoj pas asaj sesi e quajnë ata vetë, protestuesit…
Eshtë një protest, dhe gjithcka është në rregull. Ata kanë të drejtë të protestojnë, ne jemi një vend demokratik.
I keni dëgjuar ata, a e ndjeni se ndoshta duhet të bëni ndonjë ndryshim?
Në atë jave të parë kur çdokush ishte në rrugë ishte shumë e nevojshme për të kuptuar, për të dëgjuar përtej zhurmës. Dhe sigurisht kemi marrë shënimet tona dhe disa gjëra që kanë ardhur nga këto shënime janë duke u implementuar.
Cilat janë gjërat që kanë dalë në dritë dhe po implementoni?
Psh, pasqyra digjitale. Edhe ju kishit presidentin tuaj pak ditë më parë duke ekspozuar një burim informacioni AI për qeverisjen. Edhe ne e nxorrëm pak pas leximit të protestës dhe po e ndërtojmë dhe implementojmë. Tani ju keni online gjithcka që është bërë për projektin për të cilin filloi protesta.
Një ndër gjërat që ka dalë në protest është rritja e krimit të organizuar në Shqipëri. Në mënyrë të vecantë sesi grupe të caktuara kanë rrëmbyer tregun e kokainës në Europë, Australi dhe disa vende të tjera.
Kush e thotë këtë?
Raportet e DEA-s, të dhëna nga SPAK por edhe organizata të tjera kanë thënë se si tregjet e kokainës si në Londër , Izrael, apo në disa porte të Ekuadorit janë nën kontrollin e disa grupeve të identifikuara si të lidhura me mafian shqiptare. Në këndvështrimin tuaj…
Kam dëgjuar të kundërtën, të paktën nga drejtori I SPAK pak vite me parë se nuk ekziston një mafia shqiptare. Nuk ekziston. Ka shqiptarë, sikurse ka amerikanë, sikurse ka spanjollë apo italianë apo kë të doni ju që janë të përfshirë në këto rrjete, por nuk ka asgjë të ngjashme me mafia shqiptare që kontrollon botën e kokainës. Kjo më vjen keq por është BS (bullshit).
Si mendoni, nga vjen kjo BS?
Eshtë marrëzi sepse nuk përkon me realitetin e gjërave.
Pra ju nuk mendoni se kjo ndodh vërtet?
Kjo nuk është çështje opinion. Jua thashë që vetë drejtori I SPAK ka deklaruar se Nocioni mafia shqiptare nuk ekziston.
Epo ok. Nëse shikon të dhënat që kanë ardhur më së fundi nga SPAK thuhet se mes 2015 – 2024 vlerësohet se 54% e parave që kalojnë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri vijnë nga burime të paligjshme e të panjohura. Ju keni dhënë një dorë në aprovimin e shumë nga këto zhvillime…
Kush e thotë këtë?
SPAK, disa gazetarë ndërkombëtarë…
Jo jo, SPAK nuk ka nxjerrë asnjëherë këtë raport, SPAK mund të ketë thënë dicka ndryshe, që nga paratë e sekuestruara, ata kanë bërë disa vlerësime, që një pjesë e këtyre parave kanë hyrë në tregun e realstate, por Spak nuk e ka thënë asnjëherë këtë.
Duke ndjekur protestat e GenZ në rrugë, ju keni pamundësinë e strehimit, krizën. Shumë njerëz janë në pamundësi të paguajnë qiratë, të gjejnë një vend të mirë të jetojnë. Qiratë rriten, rrogat mbeten njëlloj dhe njerëzit thonë se ka 55 mijë apartamente bosh në qytet. Askush nuk I përballon dhe njerëzit nuk ia dalin. Shumë prej tyre mendojnë..
Ca është kjo 55?
Ka 55 mijë shtëpi bosh në Tiranë.
Kjo është një tjetër BS, marrëzi. Nga vijnë këto Shifra?
Po ja, e kam lexuar në disa burime informacioni.
Ti mund ta lexosh në të gjitha vendet, por kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Kjo është bota ku jetojmë sot. Nuk ekziston një gjë e tillë e 55 mijë apartamenteve bosh në Shqipëri. Eshtë nonsense.
Pra ju mendoni se shumica e këtyre apartamenteve luksoze…
Unë nuk mendoj. Po flas këtu jo si një opinionist, gazetar apo dikush që ju e takoni në rrugë. Flas si kryeministri I vendit dhe kam përgjegjësinë të flas mbi të dhëna, fakte dhe jo bazuar në lidhje të paqarta. Ju keni lexuar, unë kam lexuar shumë gjëra, ka shumë gënjeshtra vërdallë, apo gjysma të vërtetash që janë më të mëdha se sa gënjeshtrat, po kjo nuk do të thotë se mund të thuash dicka që e ke lexuar ndaj të thashë se kush është burimi I informacionit.
Po ja, kur ecën në Tiranë tani, sheh vinca gjithandej, sheh kulla gjigande dhe disa kulla luksoze. Disa prej tyre nuk duket të ketë njerëz Brenda apo biznese të regjistruara…
Jam kurioz të shoh se ku keni parë kulla massive të larta gjithandej sepse ky është një tjetër iluzion optik. Nëse numëron kullat në Tiranë, nuk do të arrini dot në 10 akoma. Dhe nëse do të numërosh vendet ku ndërtesat e reja po planifikohen nuk do të arrini në 10 akoma. Sepse unë I numëroj.
Por nëse ecën në qytet sheh vende ndërtimi kudo, kulla massive të planifikuara, dhe ju keni disa…
Nuk ekziston një gjë e tillë për kulla massive të mbjella kudo. Kjo nuk është e vërtetë. Pra do të flasim për faktet apo do kemi një bisedë ku ju hidhni këtu të gjitha gjërat që ju mendoni se I keni parë, apo që ju mendoni se janë të vërteta sepse I keni lexuar? Ti zgjedh.
Por nëse është e vërtetë, do të ishte një gjë e mirë apo jo?
Cfarë?
Zhvillimi pra. Ndërtimi I hoteleve, gradacielat…
Unë nuk thashë se nuk ka zhvillim. Ka shumë zhvillim. Por ju thatë se kostot janë rritur e rrogat janë të njëjtat. Kjo është një tjetër e pavërtetë sepse GDP e këtij vendi është më pak se 10 miliardë euro kur unë fillova dhe këtë vit parashikohet të kapë të paimagjinueshmen disa vite më parë, nivelin e 30 miliardë eurove. Pra është tre herë më shumë. Dhe rrogat sot, nuk janë sigurisht në nivelin e BE por janë më të larta sesa kanë qenë. Dhe rritja e fundit e pagave ishte vitin e shkuar.
Ehe, pra ju ndjeni që shumë prej këtyre protestuesve dhe njerëzve që flasin janë jokorrekt.
Nuk ndjej se gjithë këta protestues janë jokorrekt. Ndjej se ka shumë arsye për të qenë kritikë, edhe vetë jam shumë kritikues për gjerat por për faktet, jo për imagjinatë.
Në një shënim factual pozitiv, kush ka qenë zhvillimi ekonomik më pozitiv që ndihmojë Shqipërinë që kur filloi lidershipi juaj?
Në këtë vend kemi pasur më pak se 2 milionë turistë kur unë fillova dhe tani kemi shkuar në 12 milionë. Pra vetëm nga turizmi, cfarë vjen në vend është më shumë se 8 miliardë.
Po, ky është një lajm shumë I mirë.
Ka shumë lajme të mira për shqipërinë, por ju nuk jeni këtu për lajmet e mira. Jeni këtu për lajmët e keqija, ndaj unë po përpiqem të balancoj.
Le të flasim për ato zhvillime ku Kushneri është I përfshirë…
Cfarë ka për Kushner?
Kush është statusi I projektit të ishullit të Sazanit?
Po ja, ma trego ti.
Po unë shkova atje së fundmi. Më duket se nuk po ecën asgjë dhe pashë se edhe paratë tani janë ngrirë.
Kjo është një tjetër BS, marrëzi.
Nuk kanë ngrirë paratë?
Nuk ka para në asnjë formë lidhur me këto projekte sepse nuk është një project, janë dy projekte, që janë të ngrira. Nuk janë. Ok?
Pra, ata vazhdojnë, Zvërneci dhe Sazani.
Mirë, dëgjo. Sazan është një tokë publike. Nëse nuk e di po të informoj. Dhe ndërsa ne po flasim, nuk ka Akoma një marrëveshje mes republikës se Shqipërisë dhe grupit që do të investojë në Sazan. Jemi në negociata. Nuk ka Akoma një marrëveshje. Jo para, jo project. Nuk ka Akoma një marrëveshje. Ndërkohë që ju djemë keni gënjyer botën – jo ju personalisht, jo kanali juaj, më vjen keq…
…po raportoj për herë të parë për këtë…
….pra keni gënjyer botën duke thënë se ishulli është privatizuar, që flamingot në ishull që asnjëherë nuk e kanë kaluar ishullin, do të vriten dhe do hahen për mëngjes nga Trump dhe gjithë këto gjëra. Akoma nuk ka marrëveshje. Ne po negociojmë një marrëveshje sepse ne me shpresë do të krijojmë një joint venture ku republika e Shqipërisë do të jetë një partner. Dhek jo është ajo që po them se shumë të tjera ju mund ti gjeni në “pasqyrat e Flamingos” ku tregohet se 90% e atyre që janë thënë, është gënjeshtër.
Cila është gënjeshtra më e madhe që është thënë dhe doni të qartësoni opinionin publik amerikan?
“Sazani është privatizuar”. “SPAK po investigon investimin”. “10,000 apartamente do të ndërtohen në një natyrë shumë të virgjër” dhe shumë të tjera.
C’mund të na thoni për udhëtimin me Yacht që ju bëtë me Ivankën e Jared?
Unë nuk kam qenë asnjëherë në një udhëtim me yacht me Ivankën dhe Jared. Kjo është një gënjeshtër tjetër.
Po ketë e thotë Ivanka.
Jo, asnjëherë nuk e ka thënë këtë.
Ajo thanë podcast se ju ishit në yacht, dhe ajo u hodh, hoqi sandalet e veta …
Jo, ajo asnjëherë s’ka thënë këtë. Ajo tha se u hodh, por nuk tha se unë isha në yacht sepse unë asnjëherë nuk kam bërë udhëtim me ta. Shkova ti uroja mirëserardhjen kur ndaluan në portin e Durrësit për të marrë naftë. Dhe ata ishin pjesë e këtij grupi të yacht që është yacht I dikujt që unë e njoh, djali I Jacob Rothschild që ishte kujdestari dhe donatori për shumë vite I një siti arkeologjik shumë të rëndësishëm në Shqipëri.
Pra ti e takove atë në stacionin e benzinës…kur doli nga yachti.
I takova në yacht kur yacht ishte duke marrë naftë, duke qëndruar në kalatë. Hëngrëm darkë dhe pastaj unë ika. Kështu, ajo nuk u hodh nga yacht kur isha unë aty.
Pra ju nuk mendoni se ajo e bëri vërte…
O nënë e shenjtë, Mary. Nuk e di se cfarë bëri ajo kur ishin në udhëtim. Ti më the se unë isha në një udhëtim në yacht. Unë nuk kam bërë udhëtim.
Epo kjo është ajo që është raportuar, kështu…
Eshtë raportuar sepse si shumë gjëra të tjera që janë raportuar janë gënjeshtra.
Falemnderit që na e qartësuat.
Nuk mendoj se qartësova gjë se nuk do të mbahet kjo. Ajo që do qëndrojë është që unë isha në yacht dhe isha në udhëtim.
Nëse ajo ju tha se do të shkonte në ishull do ta konsideronit të paralajmëronit atë për gjarpërinjtë?
Nuk di për gjarpërinjtë në ishull. E mësova që ata ekzistojnë nga Neë York Times.
Pra mendon se ky mund të jetë një “fake neës”?
Jo se di këtë.
Po, unë isha në ishull.
A nuk të kafshoi ndonjë gjarpër?
Jo. Ndoshta isha me fat.
Pra nuk kishte gjarpërinj.
Po ja, unë hoqa këpucët dhe shkova deri lart.
Epo ata nuk janë aty për të thënë mirëseerdhe. Po paske qenë më fat që nuk të kanë pickuar. Se di. NYT foli për gjarpërinj.
Ku shkuat ju me Ivankën?
Po ti me ndjek mua apo jo?
Po.
Ishim në yacht. Yacht ishte parkuar në port gjatë natës.
Po ju shkuat të merrnit ushqim.
Dhe ne shkuam Brenda dhe kishte 10 vetë që po hanin darkë Brenda. Dhe isha I ftuar, I urova mirëserardhjen dhe ika të shkoja në shtëpinë time.
Shumë mirë.
Cfarë ka kaq të vështirë për ty?
Të besoj, thjesht po mendoja…
Po, por nuk po më ndjek, më beso.
Cilën pjesë nuk ju ndoqa?
Se të thashë që u takuam në yacht për darkë.
Ju thatë se u takuat në stacionin e naftës. Nuk e dija për pjesën e darkës.
Nuk e përdora asnjëherë fjalën “stacion nafte”, ti e përdore.
Ju thatë stacion nafte.
Jo. E kemi në regjistrim apo jo. Thashë se ata kishin ndaluar për të marrë naftë. Nuk thashë stacion nafte, sepse nuk kam parë ndonjëherë stacion nafte për varka. Unë di se varkat mbushen në një port, jo në një stacion si makinat. Por ndoshta në pjesën tuaj të botës, varkat vijnë në rrugë dhe mbushen në stacione, nuk e di.
Stacionet e naftës mund të jenë edhe në ujë, nuk ka nevojë të jenë në një stacion gazi.
Nuk jam I familjarizuar me stacionet e naftës. E di që ata ishin në port të ndaluar, të parkuar dhe unë shkova atje.
A e dini se kush e ka në pronësi restorantin?
Cilin restorant?
Atë restorant që ju shkuat atë natë në Vlorë.
E shihni, a është në rregull ky apo jo.
Në yacht, në yacht, ne hëngrëm darkë në yacht.
Ka një foto tuajën në restorant…
Cili restorant? Kjo është shumë kohë më pas. Nuk është e njëjta…
Po një natë tjetër.
Kjo është në fillim të këtij viti. O zot!
Sapo pashë një foto tuajën dhe Ivankës në restorant kështu mendova që ishte në të njëjtën kohë..
Dhe restoranti që isha me të nuk është Gjurma, është një restorant që u hap këtë vit.
Cfarë di për një djalë të quajtur Artur Shehu?
Cfarë duhet të di? E di se është nën hetim dhe kaq.
Nuk ke folur me të më parë?
Nuk e njoh. Se kam takuar asnjëherë. As e kam idenë sesi duket.
Po ai është personi që shiti tokën tek Affinity partners…
E pse më duhet mua kjo?
Sepse është vendi juaj.
Jo, por cfarë do të thotë kush shiti tokën?
Ai, mendohet se falsifikoi një marrëveshje toke.
Jo, jo, ai është pjesë e pronarëve me tituj pronësie që janë në rregjistrin e shtetit dhe kështu funksionon në SHBA, Europë, Brazil, peru…vetëm në Kinë është ndryshe.
Por unë e di se pas rënies së komunizmit në ’91 ka pasur shumë kaos…
Edhe njëherë, cdo tokë ka një pronar ose jo. Pronari është ai që ka një titull pronësie. Titulli nxirret nga regjistri. Ndërmjet njerëzve që kanë tituj pronësie në atë pjesë prone private, është edhe zotëria I përmendur nga ju. Kështu, kanë pasur një transaksion. Cila është gjëja këtu?
Gjëja është se ajo tokë është e mbrojtur ekologjikisht. Keni një manastir atje që është një bazë fetare active.
Ajo tokë ka qenë gjithmonë në statusin e tokës së mbrojtur.
Dakord, por ai kishte dokumente që e kishte në pronësi, bazuar në një document ottoman nga 1901 në të cilën thuhet që paraardhësit e tij e përdorën…
Zotëri, nuk jam avokati I tij. Nuk jam prokurori I tij. Nuk jam gjykatësi I tij. Jam kryeministri I vendit. Dhe ajo që mund të them është se sa kohë që një titull pronësie është në regjistërin e pronave të vendit, ky titull është legjitim. Nëse investigimi do të tregojë një gjë tjetër dhe nëse gjykata do të vendosë ashtu, atëherë titulli I pronësisë mund të vihet në diskutim. Dhe kompania, investimet, investitorët nuk kanë të bëjnë fare me këtë individ, përvec faktit se ai ishte një nga pronarët. Ata kanë bërë marrëveshjen me pronarët. Kanë paguar paratë dhe janë tani pronarët. Kjo është e gjitha. Pronarët e asaj toke tani, janë investitorët.
Po administrata juaj është përgjegjëse për dhënien e një aprovimi të shpejtë duke kthyer një zonë të mbrojtur ekologjike në një zonë që mund të shitet tek private.
Kjo është një gënjeshtër tjetër.
Kush e jep atë miratim?
Ne nuk kemi dhënë ndonjë aprovim me shpejtësi për këtë investim. Dhe meqë ra llafi, nuk kemi Akoma një aprovim, miqtë e mi. E dini atë apo nuk jeni në dijeni?
E di se paratë janë ngrirë, 220 milionët që duhet të shkonin tek kreshnik dusha që po hetohet …
Shkove pas te paratë tani, unë jam duke folur për aprovimin por edhe njëherë: transaksioni është pranuar si legjitim nga SPAK, në rregull? Kështu ata kanë paguar paratë dhe ata janë pronarët. Paratë po rrijnë në një llogari derisa të mbarojë procesi. Nëse artur shehu është pronari legjitim do të marrë paratë. Nëse nuk është ai, shteti do të marrë paratë. Toka është kthyer shumë vite më parë, para se unë të vija në qeveri. Toka është kthyer.
Tek Artur Shehu?
Tek familja e tij.
Bazuar në një dokument të vitit 1901.
Bazuar në cfarë do dokumenti të konsideruar.
Por a je në dijeni për dënimet që lidhen me familjen e tij që ai e përdorte atë pjesë bregdeti për trafik njerëzish në Itali gjatë viteve ’90.
Kjo është një gjë që nuk e di dhe nuk lidhet me atë që po flasim. Në komunizëm I gjykonim njerëzit bazuar në familjarë. Tani në demokraci ne gjykojmë faktet. Gjykojmë individë, jo familje.
Pra mendon se është cështje e përgjegjesisë individuale në sensin nëse një person është I korruptuar si kryebashkiaku I Tiranës…
Unë kam idenë se nuk është në tagrin tuaj të thoni kush është e kush nuk është I korruptuar.
Nuk po them se kush është I korruptuar.
Po po e thua.
Po them nëse një person është arrestuar për korrupsion, psh, drejtuesja e SHISH vetëm dy javë më parë…
Edhe njëherë zotëri, nuk e di pse I mikson gjërat. Ca ka kjo të bëjë me investimin në bregdet.
Po I përgjigjem asaj që thatë ju. Nuk po I quaj njerëzit e korruptuar. Jam duke thënë për njerëzit e dënuar për korrupsion ju thoni se është më shumë përgjegjësi individuale .
Kush janë njerëzit e dënuar për korrupsion?
Po mund të shkojmë tek Pëllumb Gjoka. Që ju I dhatë statusin “strategjik”…
Cfarë janë këto histori? Ca po përpiqeni të bëni se nuk po e kuptoj.
Jam kurioz sepse ka protesta massive…
Nuk jam këtu të ushqej kuriozitetin tuaj. Mund të kesh shumë kuriozitete. A mund të bësh pyetje për faktet e projektet, apo je këtu të shkosh sa andej këtej…
Ti me pyete specifikisht se cfarë mendova për korrupsionin…
Sepse ti përmende kryetarin e bashkisë së Tiranës…përmende kreun e shërbimit inteligjent. Këta njerëz janë të pafajshëm derisa tu provohet fajësia. Sa për ta ditur ju. Sepse ata nuk janë dënuar. Kështu, ca historie do të bësh. Nuk po te kuptoj.
Ju doni të flisni për njerëz që janë dënuar.
Jo s’dua të flas për njerëz që janë dënuar. Të thashë se kush është dënuar nga njerëzit që përmendët ju.
Po përmend dikë të ri tani. Flisja për njerëzit që janë arrestuar kohët e fundit.
Po, ai është dënuar edhe pastaj cfarë?
Po ka qenë investitor strategjik për qeverinë tuaj…dhe I është dhënë miratimi për të ndërtuar…
Nuk e ke idenë se cfarë do të thotë investitor strategjik miku im.
E di nuk jam vetja për reale estate.
Jo pra nuk je. Nuk ke idenë pra mos e përmend si dicka që është privilegj. Është një status gjatë një procesi. Dhe po e ka pasur këtë status që menjëherë e humbi sapo u dënua. Kështu funksionon.
Këtë po them: ju e trajtoni si një cështje te individit.
Cdo gjë që ka të bëjë me individët, është përgjegjësi individuale.
Por e kam llafin kur vjen puna te korrupsioni. A e ndjeni që keni njerëz në administratën tuaj ose rreth saj dhe ata janë dënuar për korrupsion.
Po nga e dini ju sesi ndihem unë. Cfarë dini ju për ndjenjat e mia.
Po ju pyes…
Po ca do me thënë që ti ndjen? Ca është kjo.
Po ju pyes pra.
Nuk jam këtu të ndaj ndjenjat me ju djalë. Jam këtu ti jap përgjigje pyetjeve rreth fakteve.
Po ju jeni gjithashtu edhe kryeministri. Kështu që ndjeshmëria juaj për të ardhmen e vendit…
Jam kryeministri sigurisht, sepse përndryshe ne sdo ishim takuar, po ku do të dalësh? Ca do të thuash? Cfarë do ti tregosh audiencës tënde. Ke ardhur nga Amerika për ca? Për gossip me mua këtu?
Jo, për tju dhënë juve mundësinë për të qartësuar gjërat.
Unë nuk kam nevojë për shancet tuaja. Jam këtu për tju uruar mirëseardhjen me respekt, duke ju dhënë kohën time të cmuar dhe ju duhet ta trajtoni kohën time me respect.
Po unë ju pyeta për një investitor strategjik që është arrestuar dhe ju më thoni se ti nuk je një investitor strategjik…
Jua dhashë përgjigjen, nuk ju thashe që nuk je investitor strategjik. Ju thashë se nuk e dini se cfarë do të thotë ajo. Se ju e përmendët sikur të jetë një privilegj. Nuk është një privilegj.
7 tetori është një ditë e rëndësishme për shumë njerëz. Cfarë do të thotë kjo datë për ju?
Është një gjë e tmerrshme që ka ndodhur.
Keni një opinion për njerëzit e Palestinës?
Cfarë për njerëzit e Palestinës?
Vujtjet e tyre…
Sigurisht Shqipëria që nga një kohë e gjatë ka një qëndrim të qartë për një zgjidhje të dy shteteve. Por derisa Hamasi të jetë vërdallë nuk ka shance për ndonjë zgjidhje tjetër përvecse për të shkatërruar hamasin. Ky është opioni im.
Dukeni si një person I mirë për të qenë një gjuajtës I drejtë. Dhe më pëlqen të shoh më shumë besim në qeveri nga ana e të rinjve, vecanërisht GenZ…
Kush jeni ju që flisni në emër të njerëzve në Shqipëri. Nuk e kuptoj…
Fola me disa prej tyre.
Nuk e kuptoj se kush jeni ju që flisni për besimin e njerëzve në Shqipëri. Folët me shumë prej tyre por ka shumë shqiptarë.
Jo, jam duke thënë shumë prej tyre…
Ka shumë të rinj shqiptarë. Janë ata që kanë disa opinione, ka të tjerë me disa opinione të tjera. Kështu është në gjithë botën.
Cfarë mendoni se duhet bërë për të kthyer besimin e publikut?
Fillimisht të gjej një mënyrë të ndalojmë vërshimin e hapësirës publike me kaq shumë gënjeshtra që vijnë nga të gjitha anët dhe që përsëriten. Dhe kjo nuk është përgjegjësi vetëm e medias, por edhe e social medias. Dhe media është e detyruar ta ndjekë sepse u duhet shpejtësia, të qenurit viralë, sepse like dhe folloëers janë të nevojshëm e kështu të gjithë jemi të përfshirë. Kështu po ndodh. Pra nëse nuk kemi një linjë bazike nuk gjejmë dot më sesi duhet të komunikojmë. Sepse kemi pasur më parë një linjë bazike. Fillonim nga faktet. Kështu, faktet nuk shpërndaheshin sit ë ishin opinione. Tani fatkeqësisht faktet po bëhen opinione dhe po vjen fundi.
Fundi I botës?
Jo I botës, I demokracisë sic jemi mësuar ta mendojmë e ta shohim dhe sic do të donim të ishte. Po vjen. Fashizmi është tek porta. Dhe gjithë ky konfuzion do të na sjellë në kohërat e errta që të gjithë menduam se kishin mbaruar.
Cfarë mendoni se është shpejtësia e përhapjes së fashizmit sot? Kur thoni se është ted era për ca e keni fjalën?
Hamasin.
Jo Trampin në ndonjë mënyrë?
Cfarë?
Po. Rritja e një teknokrati AI…
Cfarë po thua?
Establishmenti që kontrollon kontratat e mbrojtjes botërore, që të dhënat tona po uploadohen..
Cfarë?
Një shtet totalisht I survejuar.
Dëgjo, ka një shprehje ne anglisht: kujdes cfarë kërkon. Tani hyre në një zonë që është jotja, jo imja. Ti je ai djali amerikan, gazetari amerikan, je qytetari amerikan kështu që nuk do të guxoja tju tregoja sesi punon amerika. Ky është opinion juaj, e respektoj. Dhe ndryshe nga ty, unë nuk flas dot në emër të njerëzve të rinj në amerikë.
Ju mendoni se Hamas, ideologjia e tyre do të përhapet gjithandej?
Jo nuk mendoj se do të përhapet. Ju thatë se kush është rreziku më I madh…
Ju thatë se fashizmi është te porta.
Fashizmi te porta dhe porta mund të kuptohet tani në shumë forma. Ju thatë se kush është gjeja më fashiste që ke parë. Dhe gjëja më fashiste që kam parë, dhe që është Nazi meqë ra llafi është hamasi.
Dhe ju mendoni se Hamasi do të drejtojë për të përfunduar demokracinë globale?
Jo nuk thashë këtë.
Ju thatë se demokracia do të bjerë se fashizmi…
Demokracia përfundon jo sepse fashizmi është te dera por sepse demokraci po bie nën vëzhgimin tonë. Dhe ne nuk po bëjmë gjë.
Cili është një shembull I përfundimit?
Kemi humbur linjat bazike miku im. Fashizmi është djalli që rritet ekzaktësisht aty ku konfuzioni dominon. Dhe ku njerëzit janë në barrikada dhe nuk dëgjojnë më njeri tjetrin dhe njerëzit I vënë fajin cifutëve, I vënë fajin myslimanëve, emigrantëve sepse mendojnë se ata kanë të drejtë dhe gjithë të tjerët gabim dhe dëgjojnë vetëm ekon e tyre të opiononeve që multiplifikohet. Deri pak vite më parë një Nazi në Amerikë do të ishte I fshehur në një dhomë me atë kryqin e vet të turpshëm duke pasur me vete dy tre shokë. Sot Nazit kanë spacion e tyre në social media dhe janë shumë syresh.
Pra mendoni se supremacia globale e bardhë është duke u rritur?
Nuk mendoj ate dhe nuk e di për ca po flet. Thashë dicka tjetër.
Ju thatë…
Zotëri, mendoj se diskutimi ishte shumë interesant. Shpresoj që shikuesit tuaj do të kënaqen. Tani spacio ku hyre është e gjitha e jotja. Ju mund të gjeni amerikanë të tjerë për të diskutuar këto gjëra. Jam I sigurt se keni ata që mendojnë si ju apo kundër jush. Dhe sërish do të ketë konfuzion të madh mes tyre dhe teje sepse kjo linja bazë është e përfunduar dhe kështu të gjithë ne, pa e kuptuar ndihmojmë ardhjen e fashizmit më afër nesh.
Marrë nga Newsbomb.al