KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
AktualeFokusKomentKryesoreRajoni

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2026 5:25 pm
13 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të gjyqit ndaj tij si i dyshuar për spiunazh në dëm të Kosovës dhe për shantazh.

“E ndiej veten të pafajshëm”, është deklaruar Sheholli në mëngjesin e 7 shtatorit, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me të dy veprat penale.

Sheholli akuzohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dhe se e ka shantazhuar një person për një shumë prej 13.000 eurosh.

“I pandehuri ka zbatuar në tërësi edhe një plan konkret i cili synonte dëmtimin e interesave të Republikës e Kosovës dhe ndërhyrjes së procesit zgjedhor të mbajtur më 12.10. 2025”, ka thënë prokurori special në këtë rast, Bekim Kodraliu.

Avokati i Shehollit, Mentor Neziri, tha se i pandehuri është pajtuar që në këtë fazë të mos procedojnë me kërkesën për hedhje të aktakuzës, për faktin se Sheholli ndodhet në paraburgim dhe ka shumë prova personale që do të administrohen.

“Gjykatës i propozojmë ta aprovojë propozimin tonë dhe të fillojmë menjëherë me shqyrtim gjyqësor posa gjykata ta ketë mundësinë ta caktojë seancën”, tha avokati.

Gjykatësi i rastit, Avni Syla, e mbylli seancën e të hënës duke thënë se sapo të caktohet trupi gjyqësor për këtë rast do të njoftohen palët për caktimin e seancës së radhës.

Aktakuza ndaj Shehollit

Në aktakuzën prej 80 faqesh, Prokuroria pretendon se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA nga një datë e pacaktuar deri më 9 tetor 2025 dhe i ka raportuar Bojan Dimiqit, drejtor i Drejtorisë kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Sheholli akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe i ka përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna këtij agjenti të BIA-s informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitete politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Sheholli u arrestua në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh.

Ai vazhdon të mbahet në paraburgim.

Të hënën, në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si palë e dëmtuar.

Ndërkaq nuk ishte i pranishëm i dëmtuari tjetër sipas Prokurorisë, Arben Jetullahu, i cili pretendohet të jetë shantazhuar nga Sheholli.

“I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe në vazhdimësi deri në dhjetor 2025, përfshirë edhe në kohën sa ishte në masën e paraburgimit, e ka shantazhuar Arben Jetullahun”, tha Kodraliu.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka vepruar në koordinim me zyrtarin e lartë të BIA-s, Dimiq, duke siguruar materiale të cilat synonte t’i shpërndante në mediat kosovare përmes gazetarit Milaim Zeka. Kjo veprimtari gjoja kishte për qëllim krijimin e një narrativi serb kundër ministrit Nenad Rashiq dhe kabinetit të tij, duke u përdorur si mjet presioni publik vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

“Në këtë takim ndërmjet të pandehurit Fatmir Sheholli dhe gazetarit Milaim Zeka, vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, duke i dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit vërtetohet se ka pranuar shumën prej 1.000 euro”, thuhet në aktakuzë.

Pas seancës, Rashiq tregoi për disa kërcënime përmes telefonit, që tha se i kishin pranuar vitin e kaluar.

“Më 24 korrik të vitit të kaluar, një person me numër të telefonit nga Serbia kishte telefonuar pesë ose gjashtë bashkëpunëtorë të mi, duke iu thënë ‘hajdeni në Beograd, nëse nuk vini do të ketë pasoja, bëhet keq për juve’”, deklaroi Rashiq për mediat.

Rasti i Shehollit është një nga disa raste të spiunazhit të dyshuar për Serbinë që autoritetet kosovare kanë hetuar viteve të fundit.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai është deklaruar fajtor për spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen, gjithashtu, nën akuzat për spiunazh për Serbinë.

Ndërkaq, në gusht të këtij viti, Fehim Sali u arrestua nën akuza për spiunazh për Serbinë. Prokuroria Speciale pretendon se ai ka mbledhur, ndër të tjera, informacione për persona që i përkasin sektit vehabi.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Artikulli tjetër Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën
Analize Bota Politike Zhvillim 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
Kryeministri i Serbisë i kërkon presidentit të shpërndajë Parlamentin
Aktuale Analize Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.