KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Macron e Sanchez kundër formulës Rama-Meloni
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Macron e Sanchez kundër formulës Rama-Meloni
FokusOpinionZhvillim

Macron e Sanchez kundër formulës Rama-Meloni

Përditësimi i fundit: 18 Tetor, 2024 6:58 am
142 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për emigrantët ka sjellë reagime të shumta nga europianët.

Edhe pse fillimisht u pa si një model që mund të adaptohej nga vende të tjera Bashkimit Europian, për Francën dhe Spanjën modeli i Shqipërisë nuk i zgjidh problemet me emigrantët por i krijon ato.

Në një konferencë për shtyp fund të samitit të këshillit të BE-së, Macron tha se i vetmi model që funksionon për emigrantët është ai evropian. Sipas tij vendet e BE nuk mund të veprojnë në mënyrë të izoluar.

“Dëgjoj shumë komente për këtë apo atë model për emigrantët. I vetmi model që funksionon përballë emigracionit të parregullt dhe të gjitha lëvizjeve klandestine është një model evropian që është pragmatik, por që respekton vlerat tona”.

Sipas tij nëse veprohet në mënyrë të izoluar shkatërrohen interesat europiane.

“Nëse veprojmë në mënyrë të izoluar, shkatërrojmë kolektivisht interesat evropiane. Në të kaluarën modelet e tjera nuk e kanë demonstruar efektivitetin e tyre dhe ajo që ka bllokuar Evropën ishte kur vendet donin të vepronin të vetëm dhe nuk donin “solidaritet”, theksoi Macron.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, u tregua i prerë në qëndrimin e tij mbi këtë çështje. Ai tha se ishte kundër modelit të Shqipërisë për emigrantët, por për bahskëpunim me vendet e origjinës.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk jemi pro këtyre formulave si ajo e modelit të Shqipërisë që nuk adresojnë problemet dhe krijojnë të tjera. Ne jemi për një vizion më të gjerë, në favor të bashkëpunimit me vendet e origjinës, në favor të emigracionit të rregullt”.

Në fund të Këshillit të BE-së, Sanzhez kritikoi Hungarinë për politikat e saj të emigracionit dhe theksoi se nuk mirëqenia e Evropës varet nga politikat e migracionit.

“Hungaria ka marrë politikat evropiane për një kohë të gjatë, ajo nuk po u përgjigjet nevojave të momentit në Ukrainë. Për migrantët ne kemi një qëndrim të bazuar në humanizëm. Një migrim i rregullt dhe i përgjegjshëm është përgjigja ndaj problemit demokratik që prek Spanjën dhe Evropën. Mirëqenia jonë varet nga politika e migracionit. Qeveria spanjolle ka një ide shumë të qartë: mbrojtjen e koherencës dhe ligjit ndërkombëtar, në Ukrainë, si në Lindjen e Mesme. Ashtu si në migrim, nëse nuk jemi konsistent me parimet tona, do ta humbnim luftën morale dhe të gjithë si evropianë do të humbnim”, nënvizoi ai

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikojnë negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri
Artikulli tjetër 350 policët e Qarkut Berat pa dieta dhe pa orët shtesë të verës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.