KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI

Përditësimi i fundit: 18 Maj, 2026 11:10 am
93 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një funksionar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka rënë në rrjetën e Prokurisë së Posaçme si person kyç në skemën e pastrimit të parave që gjeneronte korrupsioni i përbindshëm në AKSHI.

Aurel Cenolli me detyrë drejtor kontrolli në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, rezulton se ndihmonte biznesmenin Andis Papa të pastronte paratë e korrupsionit duke lëshuar 10 milionë euro fatura fiktive për blerje çokollatash dhe biskotash tek kompania Mega Distribution e Bedri dhe Rogert Rrytas.

Roli i Cenollit në skemën e pastrimit të parave ka dalë nga dëshmia e një kontabilisteje të quajtur Arlinda Meko, e cila ka legalizuar transaksionet fiktive.

Sipas dëshmisë, Meko ka dëshmuar në SPAK se kalimi i faturave i është kërkuar nga Andis Papa, Ermal Beqiri dhe Aurel Cenolli.

Pjesë nga dëshmia e Mekos në SPAK

Nga Procesverbali datë 19.01.2025 për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale rezulton se Znj. Arlinda Meko ka deklaruar ndër të tjera se ka punuar me mbajtjen e kontabilitetit të shoqërisë Megadistribution sh.p.k., duke treguar se ka dijeni për faturimet ndërmjet kompanisë Megadistribution sh.p.k. me Fastech sh.p.k. dhe Soft & Solution sh.p.k., duke shpjeguar se Z. Andis Papa ka ardhur në zyrën e saj me Z. Aurel Cenolli (Drejtor në Drejtorinë e Tatimeve Rajonale Tiranë) dhe se i kanë kërkuar të bëjnë blerje të produkteve të kompanisë Megadistribution sh.p.k. dhe se blerjet nuk do të bëheshin me shkëmbim malli por faturime të Megadistribution sh.p.k. tek shoqëria Fastech sh.p.k.

Ajo sqaron se interesi i Fastech sh.p.k. ishte që përmes këtyre blerjeve të rritej niveli i shpenzimeve të kompanisë me qëllim që fitimet që merrte kjo kompani nga aktiviteti i saj të tatoheshin sa më apk nëpërmjet rritjes së shpenzimeve dhe se nga ana tjetër Megadistribution sh.p.k. kishte interes se shitjet pa faturë në treg do të mbuloheshin nga shitjet e këtyre faturave fiskale dhe se në këtë mënyrë do të balancohej me importet e subjektit. Ajo sqaron se kjo u diskutua ndërmjet Z. Bedri Rryta dhe Z. Andis Papa.

Nga Procesverbali datë 20.01.2025 mbi deklarimet e personit ndaj të cilës zhvillohet hetimet, me prezencën e mbrojtësit, Znj. Arlinda Meko ka deklaruar se nuk i kujtohet nuk ka ardhur në zyrë Znj. Arjola Koromani dhe se faturat ishin prerë në emër të shoqërisë Soft & Solution dhe se mendon se emrin e këtij subjekti ia ka dhënë Z. Andis Papa, duke treguar se ka patur edhe debate për mënyrën e deklarimit të disa faturave me Znj. Koromani.

Znj. Meko tregon më tej se Z. Ermal Beqiri dhe Z. Andis Papa kanë takuar më tej Z. Bedri Rryta dhe se ka qenë edhe ajo prezent, pasi e ka kërkuar ky i fundit. Ajo shpjegon se ato i ishin ankuar Z. Bedri Rryta se nuk donin të punonin me Znj. Meko dhe se kërkonin të punonin drejtpërdrejtë me Z. Rryta.

As ky i fundit dhe as Znj. Meko, tregon ajo, nuk kanë marrë ndonjë herë përfitime nga ato. Z. Rryta, tregon ajo, i ka thënë më pas se do të punonte vetëm me Z. Andis Papa dhe se me Z. Ermal Beqiri nuk donte ta shihte fare.

 

Marrë bnga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kullë brenda PS-së/ Jepet leje për 27 katësh
Artikulli tjetër Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi
Aktuale Sociale Sporti 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.