KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kullë brenda PS-së/ Jepet leje për 27 katësh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kullë brenda PS-së/ Jepet leje për 27 katësh
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Kullë brenda PS-së/ Jepet leje për 27 katësh

Përditësimi i fundit: 18 Maj, 2026 11:08 am
67 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në datën 27 prill 2026, Këshilli Komëtar i Territorit dhe Ujit, një institucion në varësi direkte të kryeministrit Edi Rama, ka zbardhur një tjetër leje tepër të dyshimtë, ku përfitues janë sërish eksponentë brenda Partisë Socialiste.

Mazhoranca aktuale po përdor një skemë të mirëfilltë përfitimi, ku vëllezërit apo njerëzit e afërt të tyre, nëpërmjet firmave në pronësi apo të bashkëpunëtorëve, po arrijnë që të përfitojnë leje, tendera apo edhe pronë publike, teksa deri më tani, përveç disa grricjeve nga SPAK-u, skema sa vjen e sofistikohet.

Ende pa u tharë “boja” e firmës së krerëve të shtetit për një leje pallati 16 kate për djalin dhe dhëndërrin e Ilir Xhakollit, kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, ja ku vjen një tjetër leje brenda mazhorancës, ku kësaj herë përfitues është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dhe ortaku i vëllait të ministrit të Mbrojtjes. Sërish dy eksponentë të PS-së, Gramos Sako dhe Ermal Nufi, me influencë tepër të madhe në parti, kanë përfituar, ndërsa sërish tepër e dyshimtë mbetet mos reagimi i Partisë Demokratike për gjithë këto vendime.

Çfarë duhet të bëjë akoma më shumë mazhoranca aktuale, njerëzit e saj, kryetarët e bashkive, ministrat, drejtorët dhe të tjerët, që të reagojë forca më e madhe opozitare? A kanë më shumë rëndësi grindjet brenda partisë, apo zhvatja e parave publike, e trojeve apo konflikti i interesit të ministrave? Duket se, në këtë vendin tonë të vogël, më e rëndësishmja është mbajtja e postit, qoftë në qeveri apo në opozitë, sesa përfaqësimi apo bërja e ligjeve dhe punëve në favor të njerëzve të thjeshtë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kanë vënë firmën dhe vulën te një tjetër projekt, i cili është miratuar në janar të vitit 2025, por u mbajt për muaj të tërë në sirtar, për të parë se si do të silleshin njerëzit e mazhorancës pas kërkesave nga palët e interesit. Dyshimet janë se kjo leje është mbajtur me qellim “pending”, për të parë nëse ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, do të firmoste gjithçka që i kërkonte kryeministri Edi Rama, veçanërisht kontratat e armëve që synon që t’ua japë firmave dhe individëve izraelitë, të sanksionuar nga BE-ja.

Por, çfarë u firmos?! Rama dhe Karakaçi i kanë dhënë lejen në datën 27 prill 2026 firmës 2T dhe Be – Is, për ndërtimin e një leje të stërmadhe ndërtimi e lartë 27 kate.

Sipas dokumenteve, objekti pozicionohet në Bulevardin e Ri në Tiranë, ndërsa në jug kufizohet nga rruga “Siri Kodra”. Një ndërtim voluminoz, si në gjerësi ashtu edhe në lartësi, me dy pika të larta, teksa ajo që bie në sy është shfrytëzimi në maksimum i truallit, duke e kthyer zonën në një masiv të madh betoni.

Por, kush do t’a ndërtojë?! Rezulton se firma 2T ka si pronat me letra Artan Sakon, vëllain e Gramos Sakos, ish komandant i Gardës së Republikës, dhe aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës. Ortaku tjetër i 2T-së është Dritan Troksi, një shok fëmijërie i Artanit.

Ndërkohë, pronar i kompanisë Be – Is është Hamz Islamajn, i cili para se ti futej kullave, ka marrë dhjetëra miliona euro tendera nga disa institucione, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, apo edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Të dyja kompanitë, si 2T ashtu edhe Be – Is janë të njohura për fitimin në mënyrë tepër të dyshimtë të procedurave prokuruese, ku dukshëm janë favorizuar nga institucionet e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mësohet se, si Sako ashtu edhe Islamaj janë njerëzit e “preferuar” të klanit Balluku në qeveri, pasi kanë arritur të ndërtojnë dhe mirëmbajnë disa rrugë, teksa kanë bërë edhe punë për të mbuluar abuzimet në ndërtimin e tyre, për të fshehur ndoshta edhe korrupsionin në këto tendera. Ndërkohë që tani, sërish me firmën e një ish vartësi të Belinda Ballukut, siç është ministri i ri i Infrastrukturës, marrin lejen për kullë.

Një rol tepër aktiv në këtë leje ka pasur edhe Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes, i cili më parë ka qenë një vartës tepër besnik i Belinda Ballukut, ndërsa ka dyshimet se emërimi i tij në atë pozicion është bërë me lobim të fortë nga ish-zëvendës kryeministrja.

Të dy, si Gramos Sako ashtu edhe Ermal Nufi, dalin në këtë leje nëpërmjet vëllezërve. Edmir Nufi, vëllai i Ermalit, është ortak me Hamz Islamajn, në firmën “Maritime Logistics”. Pikërisht kjo ortakëri ka qenë mjaft fitimprurëse për firmën Be – Is apo edhe për pronarin e saj, i cili ka arritur të marrë leje për ndërtime HEC-esh, tendera rrugësh e tani leje ndërtimi për kulla nga institucionet e varësisë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Marrë nga VoxNews.sal

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A po ha Milva Ekonomi dardha pas shpinës së Ramës?
Artikulli tjetër Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.