KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A po ha Milva Ekonomi dardha pas shpinës së Ramës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > A po ha Milva Ekonomi dardha pas shpinës së Ramës?
KorrupsionKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

A po ha Milva Ekonomi dardha pas shpinës së Ramës?

Përditësimi i fundit: 18 Maj, 2026 11:04 am
46 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve dhe një kompanie të fuqishme sigurimesh, ka rikthyer në qendër të debatit një pyetje shumë më të madhe sesa vetë konferenca:

A po përgatitet në heshtje një skemë e re detyrimi financiar për qytetarët shqiptarë?

Në pamje të parë, aktiviteti u prezantua si një forum teknik mbi rrezikun nga tërmetet dhe katastrofat natyrore. Në sallë ishin drejtues të AMF, përfaqësues të qeverisë, Komisioni i Ekonomisë, kompani sigurimi dhe kompani ndërkombëtare risigurimi.

Por për shumë aktorë të tregut, sinjalet që dolën nga ky forum shkojnë përtej “ndërgjegjësimit”.

Në thelb të diskutimeve ishte ideja e krijimit të mekanizmave të rinj të sigurimit për fatkeqësitë natyrore, me fokus të veçantë tek tërmetet — një treg potencialisht me qindra milionë euro prime në vit nëse skema bëhet e detyrueshme ose gjysmë-detyrueshme.

Dhe pikërisht këtu fillojnë pikëpyetjet.

Kush do ta kontrollojë këtë treg të ri?

Kush do të përfitojë nga administrimi i riskut?

Kush do të jetë kompania apo grupi risigurues që do të marrë pjesën më të madhe të fluksit financiar?

Fakti që në forum kishte një rol të rëndësishëm kompania britanike— një nga brokerat më të mëdhenj globalë të risigurimeve — ka ngritur diskutime brenda tregut të sigurimeve në Shqipëri.

Kush e orientoi AMF te bashkëpunonte me nje kompani private për një konferencë?

A është Milva Ekonomi e përfshirë në këtë skemë?

Drejtuesja e re e AMF, është një zyrtare e cila shkallët e saj të karrierës i ka ngjitur vetëm me ndihmën e Milva Ekonomit, dhe me sa duket ka ardhur momenti për t’ia shpërblyer nderin.

Futja në tregun shqiptar të sigurimeve të një kompanie, fijet e së cilës çojnë drejt Milva Ekonomit mund të jetë çmimi që do paguajë Adela Xhemali për ndihmën në vite.

Për herë të parë po krijohet perceptimi se po diskutohet jo thjesht një reformë teknike, por një arkitekturë e re financiare për menaxhimin e katastrofave natyrore në Shqipëri.

Dhe kjo nuk është çështje e vogël.

Sepse nëse sigurimi ndaj tërmeteve bëhet praktikisht i detyrueshëm për banesat, bizneset apo kreditë, atëherë kemi hyrë në një treg krejtësisht të ri me ndikim masiv tek qytetarët dhe ekonomia.

Vetë përfaqësuesi kompanisë britanike në forum deklaroi se:

“95% e banesave në Shqipëri nuk janë të siguruara”.

Për industrinë globale të sigurimeve, kjo përkthehet në një treg gjigant ende i pashfrytëzuar.
Në forum u fol shumë për “partneritet publik-privat”, “ndarje risku” dhe “mekanizma financiare mbrojtjeje”.

Por askush nuk dha përgjigje konkrete për:

• mënyrën si do funksionojë skema,
• kush do e administrojë riskun,
• si do përzgjidhen partnerët ndërkombëtarë,
• sa do paguajë qytetari,
• dhe kush garanton konkurrencë reale.

Pikërisht mungesa e transparencës është ajo që po ushqen dyshimet në treg.

Sepse kur në të njëjtën tryezë ulen:

rregullatori,

politika,

kompanitë e sigurimit,

dhe aktorët globalë të risigurimit,

atëherë pyetja nuk është më nëse po përgatitet një reformë.

Pyetja është:

Në interes të kujt po ndërtohet kjo skemë?

A do përfitojë Milva Ekonomi nga kjo skemë?

Kush është i përfshirë veç saj?

A ka dijeni Edi Rama për këtë skemë?

Këto janë pyetje që SPAK mund ti drejtojë Milva Ekonomit të cilën duhet ta pyesë dhe për gjithë aferat e tjera korruptive që nga check up deri tek laboratorët e hashashit kur ishte ministre e Bujqësisë.

 

Marrë nga Piranjat News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”?
Artikulli tjetër Kullë brenda PS-së/ Jepet leje për 27 katësh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.