KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pasi u thirr në SPAK, Artan Sako i “2 T” fiton tenderin 4 mln euro për ndërtimin e godinës së SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Pasi u thirr në SPAK, Artan Sako i “2 T” fiton tenderin 4 mln euro për ndërtimin e godinës së SPAK
FokusKorrupsionKryesoreOpinion

Pasi u thirr në SPAK, Artan Sako i “2 T” fiton tenderin 4 mln euro për ndërtimin e godinës së SPAK

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 10:24 am
223 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

E treta e vërteta. Pasi dështoi dy herë gjatë vitit të kaluar, tenderi për ndërtimin e godinës së SPAK më në fund duket se është finalizuar.

Prokuria e Posaçme ka shpallur fitues një bashkim kompanish të udhëhequr nga 2T, në tenderin 3.95 milionë euro. Sipas dokumentave të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, “K.A.E.XH” shpk, “2 T” shpk dhe “A E S S” shpk u shpallën fituese në garën, ku pati vetëm dy oferta duke ofruar çmimin 3.71 milionë euro. Oferta tjetër ishte ajo e shoqërisë ULZA, e cila ofroi çmimin 3.89 milionë euro.

Vitin e kaluar SPAK tentoi dy herë të kontraktonte një ndërtues për godinën e institucionit. Por në të dy rastet tenderi dështoi për shkak të mosparaqitjes së ofertave të përshtatshme. Këtë herë procedura është finalizuar.

2T është një kompani, e cila zotërohet nga dy aksionerë. Artan Sako, vëllai i ish komandantit të Gardës dhe Dritan Troksi, zotërojnë secili nga 50 për qind të aksioneve të kompanisë. Vetëm dy muaj më parë, Sako u thirr në SPAK për t’u pyetur nga prokurorët e posaçëm. Por arsyet e thirrjes së tij nuk u bënë publike, nëse Sako ishte pjesë e ndonjë hetimi apo ishte thirrur si person në dijeni.

2T është një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë shqiptare. Sipas të dhënave nga thesari, në pesë vitet e fundit kjo kompani ka marrë mbi 70 milionë euro pagesa nga institucionet publike. Ndërkohë paralelisht, kompania është denoncuar nga opozita si ndërtuesja e pallatit familjar të kryeministrit Edi Rama në ish Bllok.

“A nuk duhet qytetarët të dinë për të gjitha këto si u ndërtua pallati 5 katësh në sheshin e pallateve nga Linda Rama dhe familja e saj, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë tatimore, doganore ose bankare,” akuzoi Berisha.

Godina e re

Tenderi synon përshtatjen e një godine të sapo-ndërtuar, e cila fillimisht ishte përcaktuar për administratën e Ujësjellësit të Tiranës, në një zonë shumë pranë Gjykatës së Posaçme.

Godina disa-katëshe, e cila ka kushtuar mbi 4 milionë euro për ndërtim, iu kalua nën administrim Prokurorisë së Posaçme, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Objekti, megjithëse i ri, nuk ka një arkitekturë të brendshme shumë funksionale për t’u shndërruar në zyra të Prokurorisë së Posaçme. Për këtë arsye, qeveria shqiptare miratoi kërkesën e SPAK-ut për buxhet, me qëllim, rikonstruksionin e saj dhe përshtatjen për ambjente për prokurorët dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pjesë e projektit të përshtatjes është edhe ndërtimi i një tuneli mbi-tokësor, i cili do të lidhë godinën e re të SPAK-ut me ambjentet e Gjykatës së Posaçme.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia e Tiranës ende pa asnjë zgjidhje për makinat e braktisura
Artikulli tjetër Treni “Tiranë-Durrës” nuk niset as në 2025-ën, shkelen afatet, kostoja rritet në 91.7 mln euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.