Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi me burg 8 persona dhe sanksionoi 3 kompani për rolin e tyre në një skemë të pastrimit të parave të lidhura me mafian shqiptare.
Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë, sipas zyrës së prokurorit.
Prokurorët e Ekuadorit zbuluan se një shtetas shqiptar, i identifikuar si Dritan Gjika, drejtonte rrjetin kriminal, së bashku me një biznesmen argjentinas dhe një ekuadorian. Grupi u dënua për krijimin e disa kompanive për të fshehur para dhe pasuri të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.
Gjika është në kërkim nga autoritetet ekuadoriane dhe akuzohet për skema fiktive të pastrimit të parave, trafik droge, drejtim të organizatës kriminale dhe krime të tjera. Prokuroria kërkoi një dënim nga 10 deri në 13 vjet për 8 të pandehurit dhe që të tre kompanitë të bllokohen dhe pasuritë e tyre të konfiskohen.
Marrë nga Reuters