KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përsëritet historia, anëtarët e fisit Rraja dhunojnë një tjetër familje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përsëritet historia, anëtarët e fisit Rraja dhunojnë një tjetër familje
AktualeFokus

Përsëritet historia, anëtarët e fisit Rraja dhunojnë një tjetër familje

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2024 10:01 pm
153 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nuk kanë fund bëmat e fisit Rraja. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në korrik të një viti më parë, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan Jashar dhe Bilbil Majën, një tjetër familje ka rënë pre e dhunës së tyre në Nikël të Fushë Krujës.

Sipas informacioneve, Flamur dhe Arjel Rraja (babë e bir) kanë dhunuar barbarisht Kujtim Cacën dhe djalin e tij e tij, pas një konflikti për pronën. Flamur dhe Arjel Rraja janë vëllai dhe nipi i ish-deputetit, Rrahman Rraja.

Mësohet se ata janë shpallur në kërkim. Por skandali nuk është ky. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Pra përsëritet e njëjta histori si ajo e një viti më parë.

Një vit më parë, pamjet brenda një lokali në Thumanë, të filmuara nga vetë anëtarë të fisit Rraja, treguan dhunën e tyre barbare ndaj 2 kushërinjve të fisit Maja.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik 2023, pasi kushërinjtë Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopë bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Madje Flamur Rraja, protagonisti i sherrit sot, u pa dhe me armë në dorë, por fisi Rraja, për shkak të lidhjeve të forta me pushtetin i rregulluan gjërat.

Për mjekësinë ligjore, në 2 ekspertiza njëra pas tjetrës nga 2 mjekë të ndryshëm, dhuna u konsiderua e lehtë. Pas akt-ekspertimit të parë të mjekut Elton Serani, Prokuroria kërkoi një tjetër akt-ekspertim, i cili në datën 18 shtator ka rikonfirmuar të njëjtin rezultat, dëmtime të lehta të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.

Në akuzë nuk reflektohej armëmbajtja pa leje, pasi pamjet që Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës që të mos ankoheshin për guroren, vëllai ish-deputetit, Xhelal Rraja, shfaqet edhe me armë në dorë. Nën akuzë prokuroria vuri 6 persona, 2 vëllezërit e ish-deputetit Xhelal dhe Flamur Rraja, në kërkim, djalin e tij, Rexhep Rraja, gjithashtu në arrati, kushëririn e gurores Përparim Rraja, nipin e tij, Klajdi dhe Edion Metën.

Një tjetër skandal është se Arjel Rraja, një vit më par është arrestuar për drogë, por duket se ka dalë i lirë.

Kanë qenë sektori i anti-drogës në Policinë e Shtetit, të cilët mbrëmjen e 27 tetorit pas një aksioni në zonën e Niklës, është kapur për shkak se gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, si dhe një shumë parash që dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti i paligjshëm që dyshohet se kryente për shitjen e kokainës.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3 mijë eurosh që janë gjetur në makinën e tij dhe nuk ka mundur t’i deklarojë. Sa i përket sasisë së kokainës, bëhet fjalë për 50 gr kokainë, e ndarë në qese dhe gati për t’u shitur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elon Musk, “Sorosi” i të djathtës në SHBA
Artikulli tjetër Korrupsioni me subvencionet falimenton dhe fermat e luleshtrydheve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.