Albert Veliu, ish-skafisti që denoncoi vëllain e Fatmir Xhafajt i mbetet dëshmisë se parë për Agron Xhafajn edhe pas dënimit me burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në një filmim në rrjetet sociale, i ashtuquajturi “Babalja” thotë se Agron Xhafaj i ka ende 300 mijë euro borxh për “12 kile” në Itali, ndërsa Fatmir Xhafaj duhet t’i kërkojë falje sepse bashkë kishin një pakt.
“Salianji nuk ka lidhje fare. ia kanë bërë për hakmarrje, gjithcka kam thënë është e vërtetë, e para e punës. E dyta e punës, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euror, se më ka bërë golin në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt që fola në prokurori me vëllain e tij dhe me prokurorin “ti nuk duhet të flasësh, ne s’do flasim” por tani që ai doli në intervistë, po flas, që ata mua më detyrohen 300 mijë euro. Më ka bërë golin në Itali i vëllai i tij. E kam bërë burgun dhe të gjitha, si në Itali, në Belgjikë i kam shlyer detyrimet. Tani punoj në ndërtim, shikoj jetën time. Por ata Salianjit i kanë rënë në qafë. Salianji s’ka lidhje me këtë punë” dëgjohet të thotë Alberti Veliu.
Sipas Albert Veliut, dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj apo vëllai i tij Agron Xhafaj. “Babalja” tregon se në një moment edhe ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu iu ul në tavolinë për të komunikuar me të, por ai nuk ka pranuar.