KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkon për gjykim gara për Komisariatet, nën akuzë deputeti Ndreca e 15 ish-zyrtarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkon për gjykim gara për Komisariatet, nën akuzë deputeti Ndreca e 15 ish-zyrtarë
AktualeFokus

Shkon për gjykim gara për Komisariatet, nën akuzë deputeti Ndreca e 15 ish-zyrtarë

Përditësimi i fundit: 28 Nëntor, 2024 2:08 pm
111 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi të mërkurën se ka dërguar për gjykim rastin e tenderit për rikonstruksionin e disa Komisariateve të policisë, ku nën akuzë janë përfshirë, deputeti socialist Plarent Ndreca, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në kohën kur drejtohej nga zoti Sandër Lleshaj, dhe 15 ish zyrtarë të kësaj ministrie, të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Prokuroria bën të ditur se “hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”. Bëhet fjalë për një kontratë për “Studimin dhe Projektimin e disa objekteve të Policisë së Shtetit”, katër komisariatesh në Mirditë, Vlorë, Pogradec dhe atij numër 4 në kryeqytet. Kontrata kishte një vlerë prej pak më shumë se 54 milionë lekësh (pa TVSH), por sipas Prokurorisë së Posaçme “në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion”.

Hetimi ka zbuluar shkelje në procedurat e ndjekura. “Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr nga Plarent Ndreca, në funksionin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili ka qënë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit”, vë në dukje Prokuroria sipas së cilës, anëtarë të njësisë së Prokurorimit Publik, të Komisionit të Vlreësimit të Ofertave si dhe të shqyrtimit të ankesave “kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore”.

Nga ana tjetër “një komision për marrjen në dorëzim të projektit, ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar”. Prokuroria shpjegon se pagesa për kompaninë fituese nuk e ka marrë vlerën e projektit “ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit”.

Zoti Ndreca u bë pjesë e parlamentit në janar të këtij viti, duke marrë mandatin e ndërprerë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, po ashtu nën disa akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe i larguar nga vendi. Atij ju besua roli i nënkryetarit të Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku u dallua për përplasje të herëpashershme me drejtuesen demokrate Albana Vokshi.

Zoti Ndreca ka zgjedhur të mos komentojë deri më tani akuzën e ngritur ndaj tij, duke mos ju përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar gazetarët. Ai nuk u paraqit as vetë në Prokurori, por dërgoi një avokat mbrojtës, të cilit iu komunikua akuza për deputetin socialist.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mali i Zi, Ministria e Mbrojtjes konfirmon arrestimin e dy ushtarëve në Kosovë
Artikulli tjetër Kërcënime me bombë ndaj të emëruarve të kabinetit të Presidentit Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.