KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si do të zhvaten pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Si do të zhvaten pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës?
FokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Si do të zhvaten pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës?

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2026 1:06 pm
312 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE
Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati disi më shumë, por tashmë duket se po shuhet mes një skandali që kap skandalin.
Në këtë vorbull zhvillimesh, qytetarëve nuk u jepet mundësia të kuptojnë realisht se çfarë po kurdiset në prapaskenë me pronat dhe fatin e tyre.

Në fund të janarit 2026, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi krijimin e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k. Sipas dokumentacionit të siguruar nga Skyweb.al, kjo shoqëri parashikohet të funksionojë si një entitet i pavarur që do të administrojë, në praktikë si një subjekt privat, pronat e Bashkisë Himarë.

Argumenti zyrtar është menaxhimi më efikas i tyre dhe rritja e performancës financiare të aseteve publike.

Megjithatë, mënyra se si është konceptuar struktura e kësaj shoqërie ka ngritur pikëpyetje serioze.

Në dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al rezulton se kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo, ka fuqi të gjera ekzekutive në lidhje me vendimmarrjen në këtë shoqëri, duke vepruar praktikisht si pronar i saj.

Shoqëria u ngrit pas një urdhri të vetë Tavos në cilësinë e kryetarit të bashkisë.

Pra, Tavo urdhëron ngritjen e shoqërisë, Tavo administron pronat dhe Tavo ushtron kontroll mbi vendimmarrjen. Në këtë skemë mbetet e paqartë se ku dhe para kujt jep llogari për mënyrën se si do të menaxhohen pronat e Bashkisë Himarë.

Gjatë konsultimit të dokumeteve kemi vërejtur një nxitim të Vangjel Tavos për ngritjen e Himara Invest pasi rezulton se te paktën pesë dokumente, mbajnë datë 23 janar 2026.

Redaksia e Skyweb.al i drejtoi Bashkisë Himarë një kërkesë zyrtare për informacion për të mësuar se ku raporton drejtuesi i “Himara Invest” sh.p.k. dhe cilët janë mekanizmat e kontrollit mbi këtë shoqëri.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk është marrë asnjë përgjigje.

Krijimi i kësaj shoqërie nuk është vendimi i parë që ka ngritur diskutime gjatë drejtimit të Bashkisë Himarë nga Vangjel Tavo.

Një nga vendimet e para të tij, që u bë publik, ishte dhënia e tenderit për organizimin e aktiviteteve kulturore për hapjen e sezonit turistik 2025 një kompanie nga Pogradeci që merret me mbjelljen dhe tregtimin e patateve.

Tashmë, “Himara Invest” duket se është nisma e dytë që ka tërhequr vëmendje për mënyrën se si po menaxhohen vendimmarrjet në bashki.

Një burim i mirëinformuar pranë Këshillit Bashkiak të Himarës, i përfshirë në proceset vendimmarrëse të mazhorancës socialiste, i tha Skyweb.al se qëllimi real i “Himara Invest” do të jetë shumë më i gjerë se ai që paraqitet publikisht.

Sipas tij, projekti synon vendosjen nën kontroll të plotë të pronave të bashkisë dhe më pas rishpërndarjen e tyre tek interesa të caktuara ekonomike.

“Bashkia Himarë ka në pronësi shumë prona në zona strategjike të bregdetit. Projekti i Himara Invest do të ecë në dy drejtime. I pari është marrja nën administrim e pronave që janë dhënë më herët me qira tek individë apo biznese, me argumentin se tashmë do t’i administrojë kjo sh.p.k. në emër të bashkisë. Pas një periudhe një ose dyvjeçare administrimi, ato mund të ridhen me qira tek individë apo biznese pranë kryetarit apo deputetëve të qarkut”, tha ai.

Sipas tij, kjo mënyrë veprimi do të shmangte rezistencën e subjekteve që i kanë aktualisht këto prona me qira, pasi në praktikë do të ishte vetë bashkia ajo që i rimerr.

Synimi i dytë, sipas të njëjtit burim, lidhet me pronat ku ekzistojnë konflikte pronësie mes bashkisë dhe privatëve.

“Ka shumë prona ku pronësinë e pretendojnë bashkia dhe privatët, të cilët herë kanë dokumente dhe herë jo. Kur çështja është në gjykatë, një privat tjetër nga Tirana nuk mund të hyjë drejtpërdrejt në pronën e himariotëve duke njohur psikologjinë e komunitetit lokal. Kështu që fillimisht duhet ta marrë pronësinë Himara Invest dhe më pas ajo mund t’u kalojë njerëzve pranë kryetarit apo grupeve të interesit në Tiranë. Para disa muajsh kryeministri sugjeroi shfrytëzimin e pronave të bashkive në një formë të ngjashme nga pushteti lokal, por kryetari po e keqpërdor këtë ide për qëllime të tjera”, u shpreh burimi për Skyweb.al.

Rama ka theksuar disa herë nevojën që bashkitë të fuqizohen ekonomikisht duke përdorur asetet e tyre dhe duke u bërë partnerë të sektorit privat në projekte zhvillimi.

Sipas asaj që kryeministri ka përsëritur para kryebashkiakëve pushteti vendor në Shqipëri mbetet ende i varur nga taksat dhe transfertat nga qeveria qendrore, ndërsa duhet të shndërrohet në një aktor që gjeneron të ardhura përmes aktivitetit ekonomik dhe partneriteteve me sektorin privat.

Bregdeti i Himarës dhe fshatrat përreth konsiderohen ndër zonat më të bukura dhe me vlerë më të lartë turistike në Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye, mënyra se si do të administrohen pronat publike në këtë zonë mbetet një çështje me interes të madh publik.

Redaksia iu drejtua Bashkisë Himarë me një kërkesë për informacion për mënyrën e funksionimit të “Himara Invest” dhe për llojin e pronave që do të kalojnë nën administrimin e saj.

Deri në publikimin e këtij shkrimi nuk është marrë asnjë përgjigje.

Për shkak të mungesës së reagimit nga institucioni i drejtuar nga Vangjel Tavo, edhe pse pyetjet ishin të drejtpërdrejta dhe synonin informimin e qytetarëve, redaksia iu drejtua me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në këtë debat mbi përdorimin e aseteve publike, një element tjetër që e bën situatën edhe më të ndjeshme është historia e gjatë e konflikteve për pronat në Himarë.

Problemet me pronat në këtë zonë janë të theksuara prej vitesh.

Banorët kanë protestuar vazhdimisht duke shprehur skepticizëm ndaj projekteve të ndryshme të privatit dhe shtetit, pasi shpesh janë evidentuar raste ku individë nga qytete të tjera, veçanërisht nga kryeqyteti, janë shfaqur papritur si pronarë të tokave në Himarë, ndërsa banorët vendas mbajnë në duar vetëm dokumentet e vjetra të pronësisë.

Shumë prej tyre janë ende nëpër dyert e gjykatave, në përpjekje për të trashëguar tokat e gjyshërve dhe stërgjyshërve. Ata tregojnë se shpesh nuk mund të shfrytëzojnë as tokat e trashëguara dhe as ato të përfituara me ligjin 7501.

Në shumë raste raportohen mbivendosje pronësie, ndërsa në dokumente kanë dalë pronarë persona që nuk jetojnë fare në Himarë.

Për këtë arsye, çështja e pronave është shndërruar prej kohësh në thembrën e Akilit të këtij qyteti bregdetar, ku pothuajse çdo debat zhvillimi lidhet drejtpërdrejt me pronësinë e tokës.

Redaksia do të vijojë të trajtojë këtë çështje dhe fton lexuesit të denoncojnë problematike të ngjashme përmes kanaleve tona të komunikimit.

Pyetjet drejtuar Bashkisë Himarë, të cilat nuk morën përgjigje. 

  1. Cilat janë praktikat e huaja ku është bazuar vendimi për krijimin e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k.? Ku jeni bazuar dhe pse u pa i nevojshëm një projekt i tillë?

  2. Kujt i raporton asambleja e ortakëve e “Himara Invest”? Cilat janë mekanizmat e kontrollit dhe transparencës për këtë shoqëri?

  3. Çfarë kategorie pronash do të marrë nën administrim “Himara Invest” sh.p.k.? A përfshihen këtu edhe troje që aktualisht janë në pronësi të Bashkisë Himarë?

  4. A do të bëjë “Himara Invest” zhvillim pronash, si ndërtime komerciale apo partneritete me entitete private për hotele, resorte apo projekte të ngjashme në pronat që aktualisht janë në pronësi të Bashkisë Himarë?

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 10 pika pa përgjigje për projektin “Blue Borgo”
Artikulli tjetër Euro mbyll javën “në pikiatë”, për herë të parë poshtë 96 Lekëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.