KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Spiuni” i Gardës së Republikës blen 3 makina (të blinduara?) për 1 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Spiuni” i Gardës së Republikës blen 3 makina (të blinduara?) për 1 milionë euro
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

“Spiuni” i Gardës së Republikës blen 3 makina (të blinduara?) për 1 milionë euro

Përditësimi i fundit: 20 Mars, 2025 1:56 pm
247 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Disa muaj më parë, në krye të Gardës së Republikës u emërua Ermal Onuzi, në një proces shumë të debatuar.

Madje, për emërimin e Onuzit u ndryshua edhe ligji i Gardës së Republikës, teksa kishte edhe akuza se ai ishte “kushëriri i një oligarku”.
Posti i kreut të Gardës së Republikës njihet si nga më të “privilegjuarit” në sistemin e sigurisë, ku të gjithë e kërkojnë.

Ish-drejtori Gramos Sako, në fillimet e tij ishte vetëm një ushtarak, ndërkohë me kalimin e viteve ai u shndërrua në një biznesmen, pasi firma e familjes fitoi tendera nga politikanët që ruante Gramosi.

Ndërkohë, drejtori i ri Ermal Onuzi ka filluar me plotësimin e tekave të politikanëve, fillimisht duke u krijuar komoditet për të tentuar më pas edhe “rolin” e Sakos. Por, se sa do t’ia arrijë, këtë do t’ia lëmë kohës!

Onuzi njihet për dinakërinë në shërbim, pasi më parë ka qenë një oficer ushtrie dhe në vitin 2005 është emëruar në Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Rolin e “spiunit” në ushtri e ka bërë deri në vitin 2009, teksa pas kësaj periudhe ai u transferua si një “spiun” në Shërbimin Informativ të Shtetit, ku ka shërbyer në detyra të ndryshme.

Në SHISH ka punuar plot 13 vite, teksa në vitin 2022 është emëruar Zv.drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

“Më pas, për rreth një vit ka punuar në sektorin privat duke mbajtur funksionin e Drejtorit Operacional të Kompanisë ‘S2 Secure Albania’, me fushë përgjegjësie përgatitjen e politikave të sigurisë, protokolleve dhe procedurave që lidhen me sigurinë aeroportuale”, thuhet në jetëshkrimin e tij.

Kompania private është me seli në SHBA, teksa “pronar” me letra del një amerikan me emrin Jonathan Joy Flaming, i vitlindjes 1966. Administrator është z. Ilirjan Zylyftari, ish-drejtori i Policisë së Tiranës.

Duket se, Onuzi është një “spiun” me disa licenca, të cilat tashmë i ka vënë në shërbim për të ruajtur “baballarët” e kombit.

Puna dhe lidhjet në të kaluarën e kanë bërë Onuzin që të “fitojë” në mënyrë të dyshimtë postin e Drejtorit të Gardës së Republikës.

Dhe, disa muaj pas emërimit në këtë detyrë, ai ka hapur një tender për blerje të mjeteve të transportit për Gardën e Republikës.

VoxNews ka analizuar dokumentet e kësaj procedure, ku rezulton se fondi limit për blerje makinash është 80 milionë lekë të rinj ose 806 mijë euro pa TVSH.

Por, nëse do t’i shtosh edhe TVSH-në shuma shkon afër shifrës së frikshme prej 1 milionë eurosh.

Por sa makina do të blihen me këto para?

Në dokumente shkruhet se loti i parë është automjet SUV për drejtorinë për sigurinë e PLSH-ve, me fond limit prej 96 mijë euro.

Loti i dytë është blerje automjet 4X4 (S1) për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve me fond limit 211 mijë euro dhe loti i tretë është automjet 4X4 për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve me fond limit 498 mijë euro pa TVSH.

Pra, vetëm 3 makina! Njëra me vlerë 96 mijë euro, tjetra 211 mijë dhe e fundit plot gjysmë milioni euro!

Nisur edhe nga objekti dhe vlerat, makinat duhet të jenë të blinduara, pavarësisht se Garda e Republikës nuk jep të dhëna shtesë duke qenë se bëhet fjalë për tendera të fushës së sigurisë. Por, të blesh një mjet të blinduar për 500 mijë euro, kjo deri më sot s’është parë në Shqipëri.

Nisur nga të dhënat e pakta të publikuara, VoxNews po i bën disa pyetje publike Gardës së Republikës;

1. Kush do t’i përdorë këto mjete?

2. Çfarë mjeti do të blihet në lotin 3, me vlerë 498 mijë euro?

3. Çfarë mjeti do të blihet në lotin e parë dhe të dytë?

4. A janë mjete të blinduara?

5. Çfarë masash shtesë sigurie ka marrë Garda për krerët e Shtetit?

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Uji i pijshëm dhe legalizimet, premtime të çdo fushate
Artikulli tjetër Prespa e Madhe, liqeni që po avullon nga ndryshimet klimatike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.