Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Rinas. Një i ri i identifikuar si Klajdi Buza ka zbrazuar armën drejt një patrulle policie, teksa kjo e fundit kishte shkuar për kontroll në subjektin e tij privat
Nga të shtënat me armë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mësohet se Buza rezulton të jetë një emër i dëgjuar për drejtësinë.
Bëhet me dije se ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ndërkohë që në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.
Buza është neutralizuar nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma dhe një sasi municioni luftarak.
Marrë nga Dosja.al