KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tender fiktiv? Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tender fiktiv? Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesore

Tender fiktiv? Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 10:38 am
303 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania e familjes Lluca ka fituar një tender me fond limit rreth 1.5 milionë euro, saktësisht siç kishte raportuar “Boldnews.al” rreth dy muaj më parë, kur procedura tenderuese për rikonstruksionin e rrugës “Skuraj” ishte vendosur në Regjistrin e Parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), por ende nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Një burim anonim, me shumë mundësi një lloj “Nesti Angoni” brenda Bashkisë së Kavajës, informoi redaksinë në fund të Shkurtit 2025 se tenderi me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Skuraj”, me fond limit 150.000.000 lekë ishte destinuar për biznesin e familjes Lluca nga Elbasani.

Denoncuesi sugjeroi të dhëna, të cilat në vlerësimin e tij ishin konkrete, mbi bazën e të cilit krijojnë dyshimin se fituesi është përzgjedhur para se të shpallet tenderi, duke ngritur alertin për një rast tipik të shkeljes së barazisë në tendera.

“Nesti” i Kavajës duket se ka pasur informacion thuajse 100 përqind të saktë. Në 23 Prill 2025, pra, rreth 50 ditë pas publikimit të “Boldnews.al” mbi dyshimet për tender të paracaktuar, bashkia e drejtuar nga Fisnik Qosja shpall rezultatet e procedurës tenderuese.

Fituesi; një kompani e familjes Lluca.

Tenderi i dyshimtë

Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se në procedurën tenderuese me fond 1.5 milionë euro kanë marrë pjesë tre konkurentë; (1) bashkimi i operatorëve “T&J Construction” dhe “Valona Konstruksion” me ofertë ekonomike 142.410.000 lekë të reja; (2) “ASI-2A co” shpk, me ofertë ekonomike 149.379.464 lekë të reja, dhe; (3) “Star Trade Albania”, pa ofertë ekonomike.

Pas shqyrtimit të ofertave, Bashkia e Kavajës shpalli fitues bashkimin e operatorëve “T&J Construction” dhe “Valona Konstruksion”, pasi më herët skualifikoi “Star Trade Albania” për mungesë oferte, si edhe “Asi-2A co”, me ofertë gati 99 përqind të fondit limit, për mungesa të theksuara në dokumentacion, aq sa krijon dyshimin se është përfshirë në tender me qëllimin për të mos fituar.

Në raportimin e mëparshëm, “Boldnews.al” mori denoncimin se fituesi i paracaktuar ishte kompania “Lluca” shpk, në pronësi të Naim, Blerim e Gabriel Lluca.

Kompania “Lluca” nuk rezulton të ketë marrë pjesë në tender. Megjithatë, familja elbasanase ka fituar tenderin 1.5 milionë euro të Bashkisë së Kavajës.

Kompania “T&J Konstruksion”, e cila është pjesë e bashkimit të operatorëve fitues, zotërohet në 50 përqind të saj nga Emilian Lluca, djali i Naim Llucës, aksionerit kryesor të “Lluca” shpk.

Shoqëria “T&J Konstruksion” është krijuar në vitin 2022 në Elbasan, fillim me ortak të vetëm, Julian Manahasa. Në fund të dhjetorit 2024, Manahasa i shet 50 përqind të aksioneve tek Emilian Lluca për 50 mijë lekë të reja. Pak muaj më pas, dyshja Lluca-Manahasa përfshihën në bashkimin e kompanive fituese të tenderit të zhvilluar nga Bashkia e Kavajës.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KQZ shqyrton kërkesat për ndërprerjen e spotit të fushatës së PS-së
Artikulli tjetër Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.