KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: U grabitën në Greqi, Europol kërkon 1 mln euro në Shqipëri e Francë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > U grabitën në Greqi, Europol kërkon 1 mln euro në Shqipëri e Francë
AktualeFokusRajoni

U grabitën në Greqi, Europol kërkon 1 mln euro në Shqipëri e Francë

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2024 10:33 am
111 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia greke përmes Europol kërkon të gjurmojë rreth 1 milionë euro, pjesë e mbetur pa sekuestruar nga një grabitje e ndodhur në 26 shtator në zonën e Lavrios.

Në 26 shtator, 4 grabitës që udhëtonin me një automjet te vjedhur, kanë grabitur një furgon që transportonte vlera monetare jashtë një dyqani të madh lodrash në Lavrio. 3 prej grabitësve të maskuar e të veshur totalisht me të bardha, fillimisht çanë gomat e furgonit të blinduar.

Më pas nën kërcënimin e armëve dhe të një eksplozivi, hodhën bojë në xhamin e parë të mjetit dhe kërcënuan punonjësit. Një prej personave që ndodhej brenda, ka hapur portën dhe grabitësit kanë arritur të marrin 1 milionë 185 mijë 226 euro.

Pas dy muaj hetime, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët në 27 nëntor. Policia arrestoi 6 persona dhe sekuestroi rreth 211 mijë euro si dhe armë e sende që përdoren në grabitje. Ata vepronin si grup i organizuar kriminal. Policia tha se të arrestuarit ishin shtetas grekë, por në mungesë të publikimit të identiteteve nuk dihet nëse kishin edhe kombësi tjetër.

Hetimi zbuloi se kreu i grupit kriminal, një 56-vjeçar, kishte precedentë të shumtë prej vitit 1993. Dy javë pas grabitjes ai rezulton të ketë udhëtuar drejt Shqipërisë. Pasi qëndroi 1 muaj në Shqipëri, ai u kthye në Athinë. Pas dy javësh qëndrimi në kryeqytetin grek, bashkë me një të afërm udhëtoi sërish drejt Parisit në Francë. Dhe i afërmi dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.

Burime bëjnë me dije se shtetasi grek ka partneren e tij me banim në Shqipëri.

Duke qenë se nga shuma totale e grabitur mungojnë rreth 1 milionë euro, policia greke ka kërkuar ndihmën e Europol për të hetuar lëvizjet e të dyshuarit në Shqipëri e Francë e nëse shuma e parave është transferuar pikërisht në këto dy vende.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA

Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë

Prishen pazaret e drogës në Siçili, italianët ‘luftë’ me rrjetin shqiptar

Katër të rinj shqiptarë zhduken në Angli, bëhet thirrje për ndihmë nga publiku

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e “Shqipëria Bëhet”, për shfuqizimin e financimit tët koncertit të Kanye West

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtimet pa leje në Patok, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet
Artikulli tjetër Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti takim me Hovenier dhe ambasadorët e tjerë në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit
Analize Bota Finance Opinion Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.