KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionSocialeZhvillim

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2026 5:48 pm
109 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Për tre ditë me radhë, më 14, 15 dhe 16 gusht, diaspora shqiptare u rikthye në Tiranë, në mbështetje të “Revolucionit Flamingo”. Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit iu përgjigjën thirrjes së protestuesve, duke u bërë pjesë e mobilizimit që prej afro tre muajsh zhvillohet çdo ditë në kryeqytet kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Por ardhja në Tiranë është vetëm një pjesë e angazhimit të diasporës shqiptare. Për shkak të jetës dhe angazhimeve të tyre jashtë vendit, ata nuk mund të jetë fizikisht të pranishëm në çdo protestë. Por mbështetja e tyre është shfaqur edhe në forma të tjera siç është organizimi i protestave përpara ambasadave shqiptare apo shesheve publike në vendet ku ata kanë nërtuar jetën e tyre të re.

Kjo lëvizje kaq e gjerë dhe e rëndësishme për shqipërinë, për shkak të kontributit vullnetar të disa të rinjve, mund të shihet edhe në një hartë digjitale. “Revolucioni i Flamingove” quhet grupi i cili ka hapur një website në të cilin bëhen diskutime me qytetarët, jepen ide sesi protesta të përçohet kudo dhe synon të mbledhë në një hapësirë të vetme protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe në diasporë me anë të një harte.

Harta e cila mund të gjendet duke shënuar “flamingorevolution.eu//harta” mund të përditësohet nga vetë qytetarët, pasi mund të shënohen si protestat që kanë ndodhur, ashtu edhe ato që janë planifikuar.

Sipas të dhënave të publikuara në hartë, moblizimi është shtrirë në 84 qytete dhe deri tani janë regjistruar 325 ditë protestash në Shqipëri dhe diasporë. Ndërkohë që  22 protesta janë të planifikuara dhe janë thirrur 54 tubime të mëdha.

“Duam të çojmë përpara punën, jo emrat tanë”

Projekti nisi në mënyrë modeste, nga një grup vullnetarësh të mbledhur në Discord . Me kalimin e kohës, atij iu bashkuan persona të tjerë dhe sot në pjesën e programimit kontribuojnë disa persona, që identifikohen vetëm përmes pseudonimeve të tyre në platformën Discord. Citizens.al intervistoi disa prej tyre që identifikohen me emrat Pomodoren, Etrid, Anon dhe Low-perry. Ata kanë zgjedhur të mbeten anonimë, edhe për arsyen se disa prej janë punonjës të administratës shtetërore.

Ideja lindi nga fakti që protestat e diasporës zhvilloheshin në shumë vende, por informacioni për to ishte i shpërndarë në rrjete sociale, postime individuale apo faqe të ndryshme duke mos u diokumentuar siç duhej.

“Ishte e vështirë të kuptohej përmasa e lëvizjes, sepse informacioni ishte i shpërndarë në shumë vende dhe mediat nuk e kanë ndarë shpesh. Prandaj krijuam hartën”, tregon përdoruesi me emrin Pomodoren.

Ai shpjegon se anonimiteti lidhet me bindjen se puna mund të bëhet edhe pa ekspozuar identitetin e personave që kontribuojnë pasi nuk duan që kontributi i tyre të shndërrohet në kapital personal apo publik.

“Shumica prej nesh janë anonimë edhe me njëri-tjetrin. Ne punojmë si një digital grassroots movement. Nuk kemi një ekip të mbyllur apo një strukturë të ngurtë. Kushdo që ka një ide të mirë ose dëshiron të ndihmojë mund të kontribuojë. Çdo përmirësim i vogël e bën projektin më të mirë.” shton më tej Pomodoren.

Harta synon ta bëjë këtë informacion më të aksesueshëm që të mund të shihet se në cilat qytete janë zhvilluar protesta, ku janë planifikuar të tjera dhe si është shtrirë mobilizimi i diasporës në vende të ndryshme.

Reagimi për websiten, sipas grupit, ka qenë pozitiv pasi shumë qytetarë nuk e kishin kuptuar më parë se sa e gjerë ishte shtrirja e protestave jashtë Shqipërisë. Pas publikimit të hartës, qytetarë nga vende të ndryshme kanë nisur t’u dërgojnë administratorëve informacione për protesta të reja, fotografi apo të dhëna që ndihmojnë në plotësimin dhe korrigjimin e hartës.

“Harta është kthyer në një projekt që përmirësohet vazhdimisht nga vetë komuniteti Flamingo”, thotë Pomodoren, duke shtuar që “disa prej nesh punojnë edhe në projekte të tjera të hapura dhe transparente, ku përdorimi i pseudonimeve ose anonimiteti ka qenë mënyra normale e punës dhe e ruajtjes së vullnetarëve. Për ne ka më shumë rëndësi ideja dhe kontributi sesa emri i personit që e ka bërë.”

Në një protestë që prej afro tre muajsh vijon në Tiranë, diaspora ka krijuar paralelisht rrjetin e saj të solidaritetit. Nga protestat përpara ambasadave shqiptare te tubimet në sheshet e qyteteve ku jetojnë, 325 ditë protestash janë tashmë të dokumentuara në hartën digjitale.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi
Artikulli tjetër Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.