KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi
EkonomiKryesoreOpinionPolitikeSociale

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2026 5:45 pm
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Adri Nurellari

 

Kur Ursula von der Leyen erdhi në Tiranë dhe kryeministri e çoi për të inspektuar hekurudhën Tiranë–Durrës–Rinas, iu servir një copë e vogël e së ardhmes europiane të Shqipërisë: 70 milionë euro investim me financim BE–BERZH, 12 minuta Tiranë–Rinas, 22 minuta Tiranë–Durrës, shpejtësi deri në 120 km/h dhe përfundim në pranverën e 2024-ës.

Von der Leyen e vlerësoi punën; me sa duket askush nuk pati mirësinë t’i shpjegonte se në Shqipëri afatet e përfundimit të veprave publike janë më shumë një zhanër i letërsisë fantastiko-shkencore sesa njësi matëse e kohës.

Pranvera e 2024-ës iku, 2025-a u shua, dhe tani jemi në prag të vjeshtës së 2026-ës, ndërsa i vetmi udhëtar i rregullt në këtë linjë ka qenë buxheti. Nga 70 milionë euro fillestare, fatura ka fluturuar në rreth 120 milionë euro, duke dëshmuar se e vetmja gjë që lëviz me shpejtësi në këtë vend është fryrja e kostove.

Për ta futur në perspektivë, ne kemi hyrë tashmë në vitin e gjashtë të punimeve, ndërsa në Turqi, në afërsisht të njëjtën periudhë, u ndërtua linja Çerkezköy–Kapıkule: 153 kilometra hekurudhë e re me dy palë shina, e elektrifikuar dhe e sinjalizuar, e projektuar për shpejtësi deri në 200 km/h, me dhjetëra ura, tunele, mbikalime e nënkalime.

Po ashtu, Serbia, në afërsisht katër vjet, ndërtoi dhe vuri në punë 75 kilometra hekurudhë Beograd–Novi Sad, me dy palë shina dhe për shpejtësi deri në 200 km/h. Ne ende presim të përfundojnë 39 kilometra me një palë shina dhe shpejtësi deri në 120 km/h në terren tërësisht fushor.

Ndërkohë kanë kaluar plot 10 vjet nga Samiti i Parisit i vitit 2016, ku projekti u përzgjodh si një nga projektet fituese rajonale. Në këtë pikë, hekurudha Tiranë–Durrës nuk është më projekt transporti, por test i durimit kombëtar.

Një dekadë për 39 kilometra hekurudhë dhe ende numërojmë. Me këtë ritëm, kur treni të niset më në fund, ata të rinj durrsakë që e prisnin trenin në pranverën e 2024-ës nuk do të kërkojnë më biletë studenti, por ulje pensionisti.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Artikulli tjetër 325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.