KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2026 5:43 pm
117 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një sipërfaqe e madhe prej 24.467.6 m² do të ndërtohet në bregdetin e bukur të Radhimës, deri dje i paprekur dhe me ndërtime sporadike nga banorë vendas, e tashmë nën kthetrat e rënda të betonit, ku edhe ato sipërfaqe të paprekura në breg të detit Jon, do të shndërrohen në godina të stërmëdha dhe të larta, që do t’i zënë frymën.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox Neës, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur ditët e fundit projektin e radhës në Vlorë, ku pas dhënies së lejeve në Lungomare, Ujin e Ftohtë dhe Orikum, radha i ka ardhur edhe Radhimës. Ndërtimet jo domosdoshmërisht janë abuzim, gjithmonë nëse zbatohet arkitektura dhe koefiçentët e ndërtimit.

Dyshimi mbetet te lartësia e ndërtimeve, pasi të ngresh një çiban 15 kate mbi tokë dhe 2 nëntokë ia ke marrë frymën të gjithë zonës, zonës së plazhit dhe godinave të tjera në atë plazh, që deri dje kanë qenë maksimumi deri në 7 kate.

Ditët e fundit, qeveria ka zbardhur lejene ndërtimit për objektin “Flag bay”, objekt hotelier, rezidencial dhe shërbime 4, 5, 9, 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues “Koloss Konstruktion” sh.p.k. Sipas QKB-së, pronar i kompanisë është Ellton Kollozi, i cili ka në pronësi edhe disa firma të tjera.

Ellton Kollozi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai ka qenë aksioner me 30 për qind të aksioneve në inceneratorin e Fierit përmes kompanisë Ndërtim – Montim Patos së bashku me Klodian Zoton që zotëronte 70 për qindëshin tjetër. Megjithatë, prokuroria nuk ngriti asnjëherë akuzë ndaj Kollozit.

Kulla

“Këto parcela ndodhen në një zonë me pozicion strategjik, pranë vijës bregdetare dhe akseve kryesore rrugore. Vendndodhja e favorshme siguron akses të lehtë, pamje të veçanta natyrore dhe potencial të lartë zhvillimi turistik dhe rezidencial. Zona karakterizohet nga një zhvillim i shpejtë urban dhe është e integruar mirë me infrastrukturën ekzistuese, duke e bërë kompleksin një pikë referuese për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit” thuhet në këto dokumente.

Në dokumentet e analizuara nga redaksia jonë bëhet me dije se çibani do të jetë në një zonë ngjitur me detin Jon. “Trualli ka një formë të rregullt dhe sipërfaqe totale 4,210 m² i cili është i lirë nga objektet. Peizazhi ekzistues karakterizohet nga një mjedis kryesisht rural, me densitet të ulët ndërtimi dhe ndërhyrje të kufizuara urbane” vijon dokumenti.

Sipas tij, pjesa më e madhe e sipërfaqes përreth përbëhet nga toka bujqësore, gjelbërim natyror dhe zona me vegjetacion spontan, si dhe parcela të kultivuara kryesisht me ullishte dhe kultura të tjera tradicionale. Vija bregdetare ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të truallit, e shoqëruar me plazh dhe rrugë bregdetare të zhvilluar në anën perëndimore të zonës, duke i dhënë pronës një identitet të qartë bregdetar dhe një potencial të konsiderueshëm për zhvillim.

KKTU shkruan se ndërtimet përreth janë të shpërndara dhe me volumetri të ulët, të përbëra kryesisht nga struktura rezidenciale të vogla ose objekte shërbimi, çka dëshmon se zona ndodhet ende në një fazë zhvillimi urban gradual.

Qeveria shkruan në lejen e ndërtimit se objekti përfaqëson një ndërtesë me arkitekturë bashkëkohore, e përbërë nga dy volume të ndërthurura që ndryshojnë në lartësi dhe formë, duke krijuar një kompozim harmonik dhe dinamik në hapësirën urbane.

“Ndërtesa ka një strukturë me përdorim të përzier – katet e para janë të dedikuara për shërbime, ndërsa katet e sipërme për banim. Fasada kryesore karakterizohet nga linja të pastra horizontale, ballkone të theksuara dhe trajtime të ndryshme të materialeve si xhami, metali dhe betoni, duke krijuar ritëm dhe identitet vizual” vijon dokumenti.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Artikulli tjetër Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.